Një 51-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi i janë gjetur në çantë 20 kallëpe me tritol dhe 2 kapsolla detonatore me përcjellës elektrik. Policia bën me dije se ka rënë në pranga shtetasi me inicialet N.M, banues në Kurbin.
“Gjatë kontrollit të çantës së shtetasit N. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 20 kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse tritol dhe 2 kapsolla detonatore me përcjellës elektrik”.
Ndërkaq, behët me dije se vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.