Në kohën kur Bashkia e Tiranës ka vendosur të rrisë çmimin e biletave të autobuzave urbanë nga 30 në 40 lekë, qytetarët denoncojnë gjendjen skandaloze me të cilën përballen çdo ditë në këta urbanë.
Kjo video e filmuar nga një qytetar i Tiranës, e publikuar në faqen “Jeta osh qef” tregon se si dhjetra pasagjerë shtypen me njëri tjetrin, ndërsa disa të tjerë varen te dera e hapur e urbanit.
Pavarësisht rritjes së çmimit, Shoqata e Transportit Urban nuk ka menduar në anë tjetër për rritje të cilësisë së shërbimit, duke shpërfillur kështu edhe kërkesën e Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj për kushte më të mira.