Besart Kallaku nuk mund të qëndronte pa bërë pak humor në këtë ditë, ku shumica e rrugëve janë përmbytur.
Aktori i Portokallisë ka postuar një video ku shfaqet zbathur duke vrapuar nëpër rrugët e përmbytura të zonës Don Bosko në Tiranë.
“Baywatch nga Don Bosko. Miçi,”-shkruan Kallaku krahas videos së postuar në Instagram.