Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në ‘Facebook’ një video ku tregon se Fatmir Likmetaj nga fshati Fushë Shesh i Ishmit, të cilit i është shembur banesa, tashmë është i detyruar që të jetojë në bunker.
Likmetaj tregon se tërmeti i ka shkatërruar banesën, ndërsa apelon për ndihmë.
“Fatmir Likmetaj, Fushe Shesh, Ishem jeton ne bunker, kerkon ndihme! Sb”, shkruan Berisha.