Deputeti demokrat Sali Berisha nga foltorja e kuvendit nuk ka lënë pa përmendur në seancën e sotme edhe çështjen e dporëheqjes së kreut të SHISH Visho Ajazi Lika. Berisha tha, se Lika kishte raportuar tek presidenti, por edhe tek vetë Noriega sikurse i referohet ai Ramës për narkoshtetin.
Ai theksoi se i vetmi zë i fuqishëm në luftën kundër kanabisit , ishte Shërbimi Informativ Kombëtar.