Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shkuar sot tek Unaza e Re ku po takon perfaqesine e protestuesve. Zyra e shtypit informoi se kryetari i PD ndodhet tek protestuesit me kerkesen e tyre. Protestuesit kerkojne demshperblim te plote per shembjen e shtepive.
Basha u shpreh: “I kërkoj medias të jetë cdo ditë këtu. Janë 2 mijë banorë, 3-400 familje që kanë hallin e madh. Jam ndjerë i tronditur i shokuar nga çfarë kam lexuar, por jo aq sa sot kur u ballafaqova me dramën e këtyre famijeve”.