Ky është momenti i pabesueshëm kur dy balena mbrojnë një zhytës nga një peshkaqen. Benoît Girodeau po eksploronte ujërat e Mauritius në Afrikën Lindore, kur një peshkaqen filloi të notojë në drejtim të tij.
Në pamje shihet si balenat 45 tonëshe “nxitojnë” për të krijuar një mburojë, duke bllokuar peshkaqenin. Ato rrethojnë zhytësin dhe ndjekin nga pas peshkaqenin, në tentativë për ta larguar prej aty.
Pas disa tentativave, njëra nga balenat kafshon bishtin e peshkaqenit dhe ky i fundit zhduket në thellësitë e oqeanit. Këta lloj peshkaqensh konsiderohen ndër më të rrezikshmit në botë, me një sërë sulmesh vdekjeprurëse ndaj njerëzve të regjistruara deri më sot.