Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Policëve në Lirim, Arjan Hoxha, sonte, ka treguar se vrasja më e lartë e ndodhur në polici është ajo e mbrëmjes së të shtunës ku u ekzekutua në pritë Artan Cuku, ish-shef i lartë i Policisë së Shtetit.
Këtë deklaratë, Hoxha e bëri mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, ku theksoi se vrasja e Cukut është një nga vrasjet më të rënda që ka pësuar Policia e Shtetit, ai ishte drejtuesi më i lartë që është vrarë në historinë e Policisë së Shtetit.
Ai nënvizoi se Cuku ishte me gradën drejtues i parë, ish-shefi që ka pas gradën më të lartë që është vrarë në policinë shqiptare.
“Kjo është vrasja më e rëndë dhe që ka cënuar në palcë Policinë e Shtetit. Pavarësisht se nuk e ndjejnë të tillë drejtuesit e sotëm të Policisë së Shtetit, por pse nuk e ndjejnë të tillë? Sepse nëse për Artan Santon janë hedhur rreth 100 mijë euro dëmshpërblim për informimin e autorëve të vrasjes, për Cukun vendosen 30 milion lek të vjetra shpërblim”, tha Hoxha.
Ai tregoi se Shqipëria ka vetëm 25-30 drejtues të parë në Policinë e Shtetit.
Shiko videon: