Aktualitet

Video/Arrestohet në Fier 45-vjeçari i kërkuar nga Spanja



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:45 - 08/07/22 |
Opi Nion

Policia ka vënë në pranga një 45-vjeçar, i cili rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.

Uniformat blu, informojnë se pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në lagjen “Bishanak”, Fier, u kap dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimi, shtetasi A. K., 45 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Madridit, me vendimin e datës 27.04.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim kultivimin e bimëve narkotike”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madrid, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës./Opinion.al

Pas