Ngushtica e Bosforit u bllokua përkohësisht pasi një anije transporti mallrash u përplas në brigjet e Stambollit.
Rojet bregdetare, ekipet e kërkimit dhe shpëtimit dhe policia turke shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.
Anija ‘Songa Iridium’ ka pësuar dëmtime por për fat të mirë nuk ka patur viktima ose të lënduar.
Impakti e ndodhi pranë Rumelihisari ndërkoë që guvernatori i Stambollit tha në një deklaratë se nuk ka raportime për ndotjen e detit ose të mjedisit.
Anija e gjatë 191 metra kishte 20 persona në bord në momentin e aksidentit. /Opinion.al