Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Alketa Vejsiu monolog në Sanremo, këndon me Bobby Solo-n

2020/02/07 at 8:54 AM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/ Alketa Vejsiu monolog në Sanremo, këndon me Bobby Solo-n

Ashtu siç kishte paralajmëruar më herë për “Opinion” moderatorja Alketa Vejsiu jo vetëm prezantoi në Sanremo.Ajo realizoi një monolog prekës lidhur me eksodin e shqiptarëve dhe ndihmës që Italia i ka dhënë.


Pas monologut ajo interpretoi këngën “Una lacrima sul viso” së bashku me këngëtarin e mirënjohur italian Bobby Solo. Këtë herë ajo u shfaq në skenë me një fustan tepër elegant të kuq.

 

Monologu i Alketa Vejsiut në Sanremo:
“Na ishte një herë një vend ku të dëgjoje Baglioni-n dhe Celentano-n ishte e ndaluar. Bëheshe armik i popullit. Mund të të kushtonte lirinë, mund të përfundoje në burg. Na ishte një herë një vend, ku të ishe bionde, ishe e dyshuar, sepse bionde ishte Raffaella Carrà. Na ishte një herë një vend, ku mësohej italishtja duke dëgjuar çdo minutë transmetimet e Rai-t, ku Sanremo ishte gjithmonë Sanremo, edhe kur ishim të detyruar ta ndiqnim fshehurazi, pasi kishim mbyllur mirë dyert dhe dritaret.

Duket absurde, por ky ishte vërtet çmimi që duhet të paguaje, nëse jetoje në vitet e diktaturës.
Unë jam sot këtu për të thënë faleminderit. Faleminderit Itali, që mbajte ndezur ëndrrat tona në atë epokë të errët. Sepse ju nuk na braktisët kurrë. Nuk e bëtë kur kishim nevojë, kur merrnim anijet për të kaluar kufirin, në mënyrë që të kishim, më në fund, mundësinë për të jetuar. Faleminderit Itali, sepse na ke dhënë shumë. Ke ndriçuar rrugën tonë me kulturën, artin, bukurinë dhe muzikën tënde.

Nëse jam sonte këtu, në këtë skenë, është për të thënë faleminderit Sanremo, sepse për të gjithë ne që të kemi ëndërruar përtej detit, nuk je vetëm tempulli i këngës, por edhe një simbol. Një shembull integrimi, ku një djalë i ri, i nisur me anije, që zbarkoi këtu në Itali, realizoi atë që mund të dukej e pamundur, të fitonte festivalin. Ai djalë që është tanimë një emër i madh i muzikës italiane, quhet Ermal Meta. Me fitoren e tij në vitin 2018, ai ekzaltoi shpirtin dhe krenarinë e shqiptarëve.
Ne nuk bëjmë gjithmonë tifo për muzikën tuaj, por për gjithçka që ju përket.

Ne, edhe në botërorin e futbollit, sa herë që të kaltërit shënojnë gol, e shohim si një gol edhe për ne.
Muzika nuk i njeh kufijtë që ndajnë popujt dhe kombësitë.Muzika nuk ndërton mure dhe nuk krijon diga. Muzika nuk ka nevojë për pasaporta, flamuj, thjesht përhapet dhe i këndon dashurisë, ëndrrave, jetës dhe na mëson të fluturojmë. Sot që vendi im është pjesë e familjes së madhe europiane, unë fluturova për këtu, për të qenë brenda ëndrrës sime.

E ndërsa flas, më vjen në mendje ajo vajza e vogël që pyeste të atin pse e donte kaq shumë një këngë që Bobby Solo e kishte kënduar këtu, “Una Lacrima sul viso”. Im atë më tregoi se teksti fliste për një lot që dilte nga një zemër e thyer që rritet e bëhet një det. Unë asokohe iu përgjigja me naivitetin e një fëmije: “Ah, ja pse loti është i kripur!”

Për mua ai lot u bë metafora që la shenjë në fëmijërinë time, me tragjedinë e përsëritur të kanalit të Otrantos, që mori jetë njerëzish, të mbytur në shpresën e të gjeturit në kufi “tokën e premtuar”.”/Opinion.al/

Etiketa: alketa vejsiusanremo


Ju sugjerojmë

Irani tregon se si mund të kalojnë anijet në Ngushticën e Hormuzit
Bota

Përplasja me SHBA, Irani: Asnjë shtet nuk ka kompetenca për Ngushticën e Hormuzit

28 Qershor, 2026 10:51 pm
Ish-deputeti Spaho: Me këtë ekip, PD më kollaj shkon në hënë se vjen në pushtet
Politikë

Edmond Spaho- Ramës: Mos ik nga presioni i protestës

28 Qershor, 2026 8:52 pm
Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

28 Qershor, 2026 8:01 pm
OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë
Bota

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë

28 Qershor, 2026 7:42 pm
Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave
Bota

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave

28 Qershor, 2026 5:21 pm
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Bota

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

28 Qershor, 2026 4:22 pm
Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit
Aktualitet

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit

28 Qershor, 2026 4:13 pm
Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes
Kryesore

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes

28 Qershor, 2026 2:32 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

“The Albanian Files”/ Berisha: Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

28 Qershor, 2026 1:56 pm
Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur
Te Fundit

Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur

28 Qershor, 2026 11:57 am
Para
Qeveria rrëzon PPP e Thumanë-Kashar, do të merret me konçesion nga privati

Qeveria rrëzon PPP e Thumanë-Kashar, do të merret me konçesion nga privati

Dosja e grupit ‘Bajri’ kthehet në Shkodër, shpallet moskompetenca nga SPAK

Dosja e grupit 'Bajri' kthehet në Shkodër, shpallet moskompetenca nga SPAK

Sa është pasuria e Drejtorit të Policisë së Shtetit

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu kalon vettingun
















TE FUNDIT

Përplasja me SHBA, Irani: Asnjë shtet nuk ka kompetenca për Ngushticën e Hormuzit

Irani tregon se si mund të kalojnë anijet në Ngushticën e Hormuzit
28 Qershor, 2026

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, paralajmëroi sot, pas tre ditësh armiqësish të ripërtërira, se çdo ndërhyrje në menaxhimin e...

Lexo më shumë

Edmond Spaho- Ramës: Mos ik nga presioni i protestës

Ish-deputeti Spaho: Me këtë ekip, PD më kollaj shkon në hënë se vjen në pushtet
28 Qershor, 2026

Ish-nën kryetari i PD Edmond Spaho ia ka kërkuar disa herë dorëheqjen Edi Ramës nga salla e Kuvendit gjatë viteve...

Lexo më shumë

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
28 Qershor, 2026

Në Tiranë po zhvillohet protesta e ditës së 29-të radhazi, ku qytetarë e mbledhur në Sheshin “Skënderbej” marshuan drejt Kryeministrisë....

Lexo më shumë

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë
28 Qershor, 2026

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën ka shkaktuar mbi 1,300 viktima që nga 21 qershori, bëri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}