Bota

Video/Akuza policisë në Kanada, si u dhunua kreu i komunitetit indigjen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:25 - 13/06/20 |
Opi Nion

Një video që tregon arrestimin e dhunshëm të kreut të komunitetin indigjen në Kanada ka shokuar të gjithë vendin duke ndikuar në artikulimin e akuzave raciste kundrejt policisë. Imazhet e përhapura në të gjitha mediat, tregojnë Allan Adam, kreu i komunitetit indigjen në Athabasca Chipewyan, që është ndaluar nga policia sepse kishte patentën e skaduar. Ai u bllokua në tokë dhe u qëllua me grushta nga një agjent i policisë. Ngjarja ka ndodhur më 12 Mars në Alberta.

Videoja gati 12 minuta e gjatë është regjistruar nga telekamera e montuar në makinën e agjentit, e parkuar pas kamionit të Adam, pranë një kazinoje. Skenat e dhunës nisin pas disa minutave debat, ku Adam i drejtohet agjentit me fjalë kundërshtuese, duke i thënë ndë të tjera: “U lodha duke u dhunuar nga policia”./Opinion.al

 

Pas