Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë në vendin e quajtur “zona e kripës”.
Nga raportimet e para dyshohet për viktima megjithatë nga policia ende nuk është konfirmuar asgjë.
Bëhet me dije se dy mjete janë përplasur, ndërkohë që njëri prej tyre ka dalë nga rruga dhe është shkatërruar plotësisht. Nga makina, e cila ka dalë nga rruga, është nxjerrë në gjendje të rëndë për jetë një vajzë e mitur, ndërkohë që një person tjetër po tentohet të nxirrjet nga mjekët e urgjencës.