Kryesore

Video/ A do të futet opozita në zgjedhje? Ja çfarë thonë aleatët e Bashës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:21 - 17/09/18 |
b.f

“Është vetëvrasje për opozitën nëse shkon në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër”. Kjo ishte deklarata e fortë e Sali Berishës në studion e “Opinion”. Nisur nga kjo, tv klan ka pyetur aletatët e PD-së.

“Ne do respektojmë rregullat e demokracisë, të cilat thonë vetëm me zgjedhje shkëmbehen pushtetet. S’ka rrugë tjetër. Koncepti që nuk shkojmë në zgjedhje është i dëmshëm për demokracinë”, thotë Dashamir Shehi, Kryetar i LZHK-Së

Ndërsa Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, thotë se “ky moment do shqyrtuar nga opozita, do shkojmë ne zgjedhje si akt formal apo për interesat tona kombëtare që faktorë të tillë si Rama mos ketë gjë në dorë të manipuloje zgjedhjet… jemi ne një grusht shteti, ku nuk funksionon Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë dhe gjithë ky pushtet është nën pushtetin e Ramës. Edhe Kolegji Zgjedhor do kontrollohet prej tij. Sido që të ndodhin zgjedhjet do kontrollohet…”

“Do jetë një aventurë që ne t’i besojmë këtij kryeministri që të hyjmë në zgjedhje me të njëjtat disavantazhe”, thotë Nard Ndoka, kryetar i PDK-së.

Pra siç shihet, opozita nuk ka ende një qendrim përfundimtar nëse do të futet në zgjedhje apo jo.

Duket se ende s’ka një vendmimmarrje, për sa kohe, s’kanë folur Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Pas