Qindra njerëz ranë në një lumë pasi një urë e varur u shemb në Gujarat, në Indinë Perëndimore. Sipas informacioneve të deritanishme, të paktën 40 persona kanë vdekur dhe 30 janë të shtruar në spital në gjendje kritike.
“Shumë njerëz janë shpëtuar dhe disa janë të zhdukur”, tha Amit Jala, një zyrtar lokal në spitalin ku janë dërguar të lënduarit.
Ura historike, 230 metra e gjatë, është ndërtuar gjatë epokës koloniale britanike, në shekullin e 19-të. Ajo ishte mbyllur për mirëmbajtje për gjashtë muaj dhe u rihap pesë ditë më parë./Opinion.al
BREAKING: Bridge with hundreds of people collapses into river in western India pic.twitter.com/eRRIk0aMsS
— BNO News (@BNONews) October 30, 2022