Merret në mbrojte 20vjeçarja, e cila publikoi videon ku shfaqej ishkryetari i Bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili, duke i kërkuar asaj favore seksuale në këmbim të një vendi pune. Lajmi është konfirmuar nga burime të policisë së Dibrës. “Banesa ku jeton familja e vajzës ruhet 24 ore nga policia”, pohuan burimet.