Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vëzhgim/ A është Thethi kaq i magjishëm…?

2016/07/29 at 12:03 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Vëzhgim/ A është Thethi kaq i magjishëm…?

 


Nga Riviera Dedaj-

Është shkruar kaq shumë për Thethin nga shqiptarë dhe të huaj sa të duket sikur nuk ke më çfarë të thuash. Por në fakt, ndjesitë e mia kur vizitova këtë vend nuk mund të rri pa i shkruar. Dhe tani më vijnë në mendje gjithë ato që kisha dëgjuar apo lexuar përpara se të mbërrija në Qafë Thore dhe më pas të zbrisja drejt vendit që mezi kisha pritur ta shihja….

Nga Kopliku deri në Qafë Thore gjithçka të shfaqet para syve është e këndshme, fshatra të sistemuar, kryesisht me shtëpi të mira dykatëshe, njerëz që sheh anash rrugës me bagëti apo punë të tjera të fshatit. Nga Tirana deri në Qafë Thore është afërsisht 3 orë. Rruga është e asfaltuar edhe pse pak e ngushtë. Nga dritarja ndjen aromën e bimëve mjekësore që kultivohen në zonën e Malësisë së Madhe. Kur ke mbërritur në majën e Qafë Thores të duket se aty është fundi. Nuk ka asgjë më tutje… Në horizont të shfaqen majat e larta të bjeshkëve dhe poshtë veçse humnera. Aty lëmë makinat private dhe marrim një furgon të linjës që do të na zbresë në Theth. Aty fillon edhe ankthi. Një rrugë tejet e vështirë alpine, njëkalimshe dhe aspak e mirmbajtur. Të jetë për të huajt që s’kanë parë kështu shtigjesh sigurisht që mund të jetë ekzotike, por për ne shqiptarët që na janë shembur brinjët në rrugët me gropa nuk është aspak….

13646954_10210112077189341_849201019_o

Nga Qafë Thorja për të zbritur në Theth është plot 1 orë edhe pse janë veç 30 km rrugë. Duhet theksuar se ajo përshkohet vetëm nga makinat e larta dhe nga drejtues mjetesh që njohin terrenin e vështirë malor.

Kur zbret në fshat mund të marrësh frymë lirisht. Pas gjithë atij mali që ke zbritur ja ku je në mes të fushës. Një fshat krejtësisht i rrafshët i rrethuar nga malet e larta. Përpara të shfaqen shtëpitë prej guri, kryeshisht dykatëshe. Një pjesë e mirë e tyre janë në rikonstrukusion, ç’ka do të thotë se vendasit po zhvillohen dhe po zgjerojnë aktivitetin.

Në vilën Gjeçaj, aty ku ne u akomoduam kishte shumë turistë, kryesisht të huaj. Nga ato që nuk shkojnë në Theth vetëm për të soditur por për tu ngjitur apleve me orë të tëra. Sigurisht krejt ndryshe nga shqiptarët, me të gjitha veshjet dhe mjetet e përshtatshme për sporte në mal. Pjesa më e madhe e tyre janë të rinj.

Nga qendra e fshatit nisemi drejt bjeshkëve. Sërish një shteg shumë shumë i vështirë, shkëmbor, i pa mirëmbajtur, i ngushtë. Në Theth dallon lehtësisht se gjithçka bëhet nga privati. Nga banorët që janë ndihmuar me fonde edhe nga fonacione të huaja, por kurrsesi nuk shihet dora e shtetit për një vend të formësuar tashmë për turizëm malor. Pas 45 minutash kemi mbërritur tek lumi i Thethit, një atraksion i bukur natyror që vendasit ia kanë vënë emrin “vaskat”. Biznese të vogla aty të ofrojnë pije, por në fakt pija më e mirë është uji i pastër dhe i ftohtë që rrjedh nga bjeshkët.

13682017_10210112086229567_1154185606_o

Vaskat (shih fotot) shfrytëzohen më se miri për plazh. Thuajse të gjithë ata që kanë zgjedhur të vizitojnë Thethin në muajin e nxehtë të korrikut nuk rrinë pa e provuar freskinë e këtij lumi që rrjedh i pastër me një ngjyrë mes të kaltres dhe të gjebërtes. Më tej, për ata më të apasionuarit është atraksioni i radhës “syri i kaltër”.

13647012_10210112073549250_241293985_o

Sigurisht syrin e kaltër mund ta shohësh pasi je ngjitur malit përreth 1 orë e gjysëm. Është vertet një pamje mbreslënëse. Uji gurgullon i kaltër siç i kanë vendosur edhe emrin dhe shumë i ftohtë. Aty pakkush ka guxim të zhytet.

13835889_10210112080669428_380668664_o

Një vend tjetër që mund të vizitohet në Theth është ujvara. Siç shihet edhe në këto foto, në një fundjavë vere janë të shumtë ata që janë ndalur për të parë këtë mrekulli të natyrës në Theth. Në fakt edhe pse gjendemi në majë të bjeshkëve vetëm uji mund të të freskojë pasi temperaturat janë shumë të larta edhe këtu, dielli është pervelues në mesditë.

Ndërtesat janë një bukuri në vete, sidomos ato që janë ruajtur të paprekura, pasi fare mirë gjen gjurmët e traditës. E tillë është kulla e ngujimit. Edhe pse duhet të ishte një monument kulture dhe të menaxhohej nga shteti, i është lënë në dorë trashigimtarit, Sokol Koçeku i cili është edhe cicëron dhe tregon për gjakmarrjen në veri, e më gjerë. Sigurisht që pasardhësi i Koçekëve e shfrytëzon këtë trashëgimi për biznes gjatë muajve të verës. Gjithashtu kisha në qendër të fshatit është vendi që mbledh gjithë turistët në orët e mbrëmjes.

13646685_10210112078829382_1032890798_o

Por pjesë e rëndësishme e turizmit është hoteleria? Dhe mund ta themi pikërisht kështu “hoteleri” pasi ato bujtinat e dikurshme që shtrohej sofra për miqtë dhe gjeje vetëm ushqime tradicioanle nuk janë më. Ose të paktën, unë nuk i pashë.

Shtëpitë janë zgjeruar dhe bërë me shumë dhoma. Ushqimi është gershetuar mes traditës dhe kohës së sotme. Sa i përket çmimeve? Ato janë të kripura….nëse flasim sigurisht për një familje shqiptare me të ardhura mesatare. Një vakt shkon nga 10-15 mijë lekë (të vjetra) personi. Ndërsa dhomat nga 25 mijë deri në 45 mijë lekë/ nata. Biznesmenëve të zonës tani u pëlqen në fakt të flasin me euro pasi gjysma apo le të themi më shumë se gjysma e turistëve janë të huaj. Nuk gjen sigurisht në në asnjë prej bizneseve asnjë kupon tatimor, një arsye më shumë për të kuptuar se shteti në Theth ende s’ka hyrë. Nuk ka çuar investime, por as nuk u mbledh taksa.

13838359_10210112084509524_993553634_o

Unë do të shkoj sërish në Theth.

Por, para se të shkoj sërish do të dëshiroja shumë të kenë ndryshuar disa gjëra: Rruga e Thethit të shtrohet, qoftë dhe me çakull, tabelat orientuese (shenja dalluese) të jenë vendosur, një ciceron profesionist do ta doja të më shpjegonte historinë e zonës. Pse jo dhe shërbime dhe çmime të unifikuara.

Më poshtë gjeni një galeri me foto nga bukuritë natyrore të Thethit që flasin më shumë se fjalët

/Opinion.al

13646901_10210112073269243_2134294397_o13681755_10210112071949210_1707520688_o13838528_10210112074629277_1070066490_o13682599_10210112080949435_1680328707_o13844281_10210112083469498_287467741_o13663613_10210112084029512_1364235085_o13647009_10210112083869508_412543839_o13838286_10210112085069538_867825602_o13838298_10210112085789556_1209739451_o

*Fotot e drejtë e Opinion.al

Etiketa: Riviera DedajThethturizemvëzhgim


Ju sugjerojmë

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
Sport

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

24 Qershor, 2026 10:32 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

24 Qershor, 2026 10:09 pm
Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
Bota

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

24 Qershor, 2026 8:32 pm
Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

24 Qershor, 2026 7:59 pm
Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë
Bota

Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë

24 Qershor, 2026 7:09 pm
Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri
Rajoni

Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

24 Qershor, 2026 6:06 pm
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Lufta/ Trump: Inspektime bërthamore në Iran, ose ndërpresim bisedimet

24 Qershor, 2026 5:09 pm
Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë
Life Style

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Bota

Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia për të sulmuar Iranin

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t
Kronikë

Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t

24 Qershor, 2026 3:06 pm
Para
Foto/ Elhaida Dani tregon trupin me bikini

Foto/ Elhaida Dani tregon trupin me bikini

Video/Viol Xhafaj si Kim Kardashian?

Video/Viol Xhafaj si Kim Kardashian?

Reforma/ Basha: Gati për ballafaqim publik, kanë mbetur çështje të vogla

Basha bën bilancin: Qeveria rrit taksat, shton gjobat, ngre çmimet

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
24 Qershor, 2026

Kupa e Botës 2026 po regjistron shifra të paprecedenta në aspektin disiplinor. Vetëm pas dy javëve të para të fazës...

Lexo më shumë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
24 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt mes dy...

Lexo më shumë

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
24 Qershor, 2026

Belgjika shpalli alarm kombëtar për nxehtësinë të mërkurën, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin, duke e...

Lexo më shumë

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
24 Qershor, 2026

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 25 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}