Kuvendi i Shqipërisë ka rikthyer tek Avokati i Popullit dosjet e 79 aplikantëve për trupat e Vettingut që kanë mangësi në dokumentacion.
Vendimi i parlamentit parashikonte edhe hapjen e garës për aplikantë të rinj për 27 vendet e trupave të vettingut. Por burime nga Kuvendi thonë se Avokati i Popullit kundërshton rihapjen e garës, pasi mungon baza ligjore, për pasojë ky proces është në pikëpyetje.
Avokati i Popullit ka njoftuar sot një mbledhje të Komisionit të Pavarur “Ad-Hoc”, për verifikimin dhe vlerësimin paraprak të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. /ABC