Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vetingu, çfarë ndodh sot në Parlament? Ja pse u prish konsensusi

2016/08/30 at 9:42 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vetingu, çfarë ndodh sot në Parlament? Ja pse u prish konsensusi

Mazhoranca dhe opozita shkojnë sot të ndara në parlament. Pas ndryshimeve me konsensus të Kushtetutës më 22 korrik, me ndërmjetësimin e LSI, duket se palët kësaj radhe nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Ajo që dihet deri tani është se PS+LSI e votuan në komisionin e reformës draftin e vettingut, ndërsa opozita ka paraqitur në kuvend një variant tjetër me 28 amendamente për këtë ligj të rëndësishëm.

Seanca e jashtëzakonshme është thirrur sot në orën 17:00 dhe mund të zgjasë deri pas mesnate. Projektligji i vetingut synon pastrimin e sistemit të drejtësisë nga prokurorët dhe gjyqtarët me pasuri të paligjshme, me lidhje me krimin dhe të paaftë profesionalisht.

Ndarja

Amendamentet e dorëzuara në Kuvend nga PD-ja rrëzojnë të gjitha shtyllat kryesore që janë cilësuar nga Bashkimi Europian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si “vijat e kuqe”. PD ka propozuar që procesi i vetingut për secilin gjyqtar të bëhet me afate kohore dhe me një kalendar të miratuar. Duke dhënë si argument faktin se çdo rivlerësim do të synohet të bëhet në një afat sa më të shkurtër kohor.

Kjo kërkesë nuk iu pranua nga EURALIUS në mbledhjen e fundit dhe këtë propozim që iu rrëzua, PD e ka dërguar sërish në Kuvend si amendament. Po ashtu, PD ka propozuar që kontrolli i pasurive dhe kontrolli figurës të mos bëhet nga ILDKP dhe DSIK. Por edhe ky propozim u rrëzua nga ndërkombëtarët.

Në projektligjin që do të votohet në Parlament është përcaktuar që institucionet ekzistuese të bëjnë verifikimin e pasurive dhe të figurës, pra ILKDP dhe DSIK.

Ndërkohë që përgjimi i telekomunikacioneve të anëtarëve të Komisionit të vetingut do të bëhet nga Njësia e Prokurorisë së Posaçme. Ndërsa monitorimi i pasurive të anëtarëve të vetingut do të bëhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

PD ka propozuar që të rishikohet roli i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, por EURALIUS dhe OPDAT e kanë hedhur poshtë këtë propozim, duke e cilësuar si ndër pikat që nuk negociohet.

Tjetër pikë që PD kundërshton është përfshirja e bashkëpunëtorëve të drejtësisë në procesin e vetingut. Por kjo pikë është cilësuar shumë e rëndësishme dhe është renditur si kriteri numër katër i ndërkombëtarëve, që nuk mund të preket.

Votat

Ndryshe nga amendamentet kushtetuese që kërkonin 94 vota në Kuvend, projektligji i vetingut mund të miratohet me 84 vota, të cilat maxhoranca, PS LSI­ PDIU aktuale i ka.

Etiketa: parlamentprishet konsensusivetingvotim

Ju sugjerojmë

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur
Kronikë

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur

20 Dhjetor, 2025 10:55 pm
Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor
Bota

Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor

20 Dhjetor, 2025 9:56 pm
Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat
Kryesore

Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat

20 Dhjetor, 2025 8:59 pm
Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!
Aktualitet

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!

20 Dhjetor, 2025 7:39 pm
Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri
Bota

Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri

20 Dhjetor, 2025 5:30 pm
Putin provokon Erdoganin/ Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm
Bota

Putin provokon Erdoganin/ Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm

20 Dhjetor, 2025 4:28 pm
Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, vriten 6 ushtarë kolumbianë
Bota

Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, vriten 6 ushtarë kolumbianë

20 Dhjetor, 2025 3:28 pm
Pjesë për pajisje të lojërave të fatit drejt Shqipërisë, pranga 2 personave në Dibër
Kronikë

Pjesë për pajisje të lojërave të fatit drejt Shqipërisë, pranga 2 personave në Dibër

20 Dhjetor, 2025 3:08 pm
VIDEO/  Anthony Joshua hedh në tapet Jake Paul dhe fiton me ‘K.O.’
Sport

VIDEO/ Anthony Joshua hedh në tapet Jake Paul dhe fiton me ‘K.O.’

20 Dhjetor, 2025 2:35 pm
Protesta/ Lapaj-Ramës: Je në konflikt të drejtpërdrejt me familjen time
Aktualitet

Protesta/ Lapaj-Ramës: Je në konflikt të drejtpërdrejt me familjen time

20 Dhjetor, 2025 2:22 pm
Para
Foto/ I dashuri i Lori Hoxhës i plotëson dëshirat kunatit të tij

Foto/ I dashuri i Lori Hoxhës i plotëson dëshirat kunatit të tij

Fshehu 68 kg drogë në depon e banesës, arrestohet 65-vjeçari

Me makinën plot me drogë drejt Italisë, kapet në port durrsaku

Sinan Hoxha “kapet” keq me fansat

Sinan Hoxha "kapet" keq me fansat

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur
20 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:10, në aksin rrugor rreth rrotullimi i Bradasheshit...

Lexo më shumë

Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor

Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor
20 Dhjetor, 2025

Qeveria e Britanisë së Madhe ka vendosur të ulë ndihmën e saj të jashtme, duke shkaktuar një reduktim prej 40...

Lexo më shumë

Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat

Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat
20 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me qytetarët në Kurbin. Gjatë fjalës së tij para të...

Lexo më shumë

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!
20 Dhjetor, 2025

Kryetari i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka treguar se është proceduar penalisht, pas protestës së organizuar ditën e sotme...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com