Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vetëlëndimet e inspiruara nga rrjetet sociale: Kërkohet më shumë vigjilencë nga prindërit e shkollat

2024/06/03 at 6:04 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Vetëlëndimet e inspiruara nga rrjetet sociale: Kërkohet më shumë vigjilencë nga prindërit e shkollat

Prerje, gërvishtje, shenja në trup… Këto lëndime ia kanë shkaktuar vetes rreth 20 nxënës të tri shkollave fillore në Kosovë, të frymëzuar, siç thonë udhëheqësit e shkollave, nga videot në rrjetin social, TikTok.


Përderisa Policia e Kosovës është duke e trajtuar rastin, sociologët, Këshilli i Prindërve të Kosovës, por edhe drejtorët e shkollave po kërkojnë mobilizim dhe vetëdijesim mbi përdorimin e rrjeteve sociale.

Shtatëmbëdhjetë nga këta nxënës vijojnë mësimin në shkollën “Mihal Grameno” dhe “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë, ndërsa tre prej tyre vijojnë mësimin në shkollën “17 Shkurti”, në fshatin Gllogovc të Komunës së Lipjanit.

TikTok-u është aplikacion i popullarizuar për shpërndarjen e videove të shkurtra, kompania amë e së cilës, ByteDance, e ka bazën në Kinë. Në vitin 2021, TikTok-u është shpallur aplikacioni më i shkarkuar në botë, që përdoret nga të gjitha moshat, por të rinjtë janë shënjestra kryesore. Kjo ka rritur shqetësimet për sigurinë e tyre çdo ditë e më shumë.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se janë të informuar për këto raste, por pa dhënë detaje tjera, porse që janë “ndërmarrë veprimet e nevojshme”.

Si ndodhën rastet në Lipjan e Fushë Kosovë?

Drejtori i shkollës “17 Shkurti”, Mehmet Rashiti, në komunën e Lipjanit, tha për Radion Evropa e Lirë se në periudhën 14-20 maj, në shkollë janë evidentuar tri raste.

“Fillimisht, na ka njoftuar një prind, pastaj kemi bërë kontrolle të nxënësve dhe kemi vërejtur ato gërvishtjet ose prerjet në dorën e majtë te tre nxënës të klasave 6 dhe 7”, ka thënë ai.

Pas identifikimit, për këto raste janë njoftuar Policia e Kosovës, prindërit dhe Qendra për Punë Sociale. Rashiti shtoi se, po ashtu, është vendosur për kontrolle më të shtuara.

Në dy shkolla në Fushë Kosovë, rastet ishin evidentuar pak ditë më vonë, më 29 maj, kur edhe kujdestarja e klasës së gjashtë në shkollën “Mihal Grameno” kishte vërejtur se disa nga vajzat kishin shenja në pjesë të sipërme të duarve.

Fatlum Berisha, drejtor i Arsimit në Komunën e Fushë Kosovës, tha se vajzat, pas takimit me kujdestaren, kanë pranuar se janë “inspiruar nga një video në TikTok”.

“Menjëherë i ka ftuar vajzat të bisedojnë se çfarë ka ndodhur me duart, në pjesën e sipërme të tyre, dhe në momentin që nxënëset i kanë treguar kujdestares, ajo është alarmuar, me urgjencë e ka njoftuar drejtorin e shkollës, i cili i ka kontaktuar aktorët e tjerë”, bëri të ditur ai.

Berisha tha se këto vajza kanë pranuar se janë vetëlënduar jashtë objektit të shkollës.

Sabri Xhigoli, drejtor në shkollën “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë, tha për Radion Evropa e Lirë se në shkollën e tij janë identifikuar katër raste të gërvishtjeve dhe një rast, ku gërvishtja nuk ka ndodhur me mjet të fortë, por me laps.

Xhigoli, tutje, ka treguar për masat që janë marrë pas këtij rasti. Sipas tij, është dakorduar të “rritet vigjilenca” e prindërve, e shkollës dhe e të gjithë aktorëve të tjerë komunalë dhe institucioneve të sigurisë e mjekësisë.

“Jemi në përcjellje, herë pas here edhe mund t’i kontrollojmë, por jo shpesh për shkak që nuk duam të shkaktojmë panik, ato raste janë duke u menaxhuar”, sqaroi ai.

Ai tha se vajzat të cilat janë lënduar, janë duke marrë trajtim, por që, sipas tij, kjo nuk është e mjaftueshme.

“Psikologia e shkollës është duke i trajtuar nxënëset, por duhet të mobilizohemi si shkollë, si prindër, Qendra për Punë Sociale, Policia dhe gjithë komuniteti që t’i paralajmërojmë për rreziqet e mundshme nga një dukuri e tillë, sepse për më shumë, si shkollë, nuk kemi kapacitet”, theksoi ai.

Edona Kutleshi-Maliqaj, këshilltare për media e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, tha për Radion Evropa e Lirë se “MASHTI e ka marrë me shqetësim këtë informacion”.

Sipas saj, Ministria ka kërkuar që në të gjitha komunat të bëhet mobilizim për të rritur përkushtimin institucional dhe koordinimin me familjet për edukimin e mirë të fëmijëve.

“Ministria është hartuese e politikave dhe ka politika të qarta të mbrojtjes së fëmijës që duhet të zbatohen nga shkollat. Këto politika sanksionojnë abuzimin me teknologjinë, por edhe orientojnë përdorimin e sigurt dhe të dobishëm të teknologjisë informative. Veprimet bien mbi mekanizmat komunalë, shërbimet komunale”, tha ajo.

Ajo bëri të ditur se, aktualisht, Ministria është duke mbajtur seanca nëpër komuna mbi zbatimin e politikës së mbrojtjes së fëmijës nga çdo lloj rreziku që e dëmton zhvillimin e fëmijës.

Prindërit e këtyre fëmijëve nuk ishin të gatshëm të flisnin, por Visar Islami, nënkryetar i Këshillit të Prindërve të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se duhet bërë më shumë për t’i informuar nxënësit për ndikimin negativ që kanë rrjetet sociale.

“Këtu duhet të angazhohen shumë institucione, primare duhet të jenë prindërit, të cilët duhet të punojnë më shumë me fëmijët, por megjithatë duhet punuar në shkolla, drejtoritë e arsimit, por edhe institucionet e sigurisë, Policia, duhet pasur një qasje më të madhe në rrjetet ku ata kanë mundësi t’i përcjellin”, tha Islami.

 “Përpos familjes, edukim medial e fushata vetëdijesuese”

Sociologu Genc Xërxa thotë për Radion Evropa e Lirë se mbrojtja nga rrjetet sociale duhet të fillojë nga familja, por, sipas tij, kjo nuk është e mjaftueshme.

“…këtu mund të luajë rol edhe edukimi medial në raport të ngushtë me fushata vetëdijesuese edukativo-arsimore, mbi shëndetin, komunikimin dhe socializmin te të rinjtë”, vlerëson ai.

Përveç kësaj, Xërxa përmend edhe nevojën që ndikimi i rrjeteve sociale mbi fëmijët të parandalohet më herët.

“Duhet me kohë të zbulohen raste të tilla nga prindërit, institucionet edukativo-arsimore apo ku fëmijët frekuentojnë në baza ditore që me kohë, këshillues të lëmenjve përkatës – psikologë e sociologë t’i këshillojnë për pasojat dhe të këqijat që këto fenomene mund t’i shkaktojnë”, ka shton ai.

Mosocializimi, egoizmi dhe mbyllja më vete, janë po ashtu, sipas tij, pasojat e “zhytjes në kthetrat e rrezikshme të botës virtuale”.

“Fëmijët, pos lëndimeve fizike që ia bëjnë vetes, duke u bërë pjesë e lojës, ata do ta rëndojnë tej mase edhe shëndetin e tyre mendor, duke u larguar nga rutina dhe obligimet e tyre ditore, mësimet dhe aktivitetet tjera normale që përkojnë me moshën e tyre”, thekson ai.

“Sfidat” që morën jetë në SHBA, çfarë masa u morën pastaj?

Platforma TikTok, aktualisht në të gjithë botën ka 1.5 miliard përdorues aktivë në baza mujore.

Duke qenë një nga aplikacionet më të përdorura në botë, ‘sfidat’ e paraqitura në këtë aplikacion nga përdorues të ndryshëm, të cilat njerëzit tentojnë t’i bëjnë, shpeshherë kanë përfunduar në tragjedi.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në shtator të vitit 2022, për shkak të një sfidë  të njohur si “sfida e alivanosjes” apo “blackout challenge” dy fëmijë, një vajzë 9-vjeçare dhe një djalë 8- vjeçar kishin humbur jetën.

Kjo sfidë inkurajonte pjesëmarrësit të mbajnë kokën në qese derisa të humbasin vetëdijen.

Të dy familjet e viktimave kanë paditur kompaninë. Familja e vajzës ka paditur kompaninë nën arsyetimin se algoritmi i platformës promovoi sfidën e rrezikshme që rezultoi me humbjen e jetës për jetën vajzën e tyre. Ndërsa, familja e djalit nën arsyetimin se platforma nuk mbron fëmijët nga përmbajtja e dëmshme.

Pas këtij rasti, TikTok-u ka përmirësuar politikat e tij të kontrollimit të përmbajtjes, duke hequr sfidat e dëmshme nga platforma dhe pastaj edhe duke ofruar burime dhe qasje në linjat e ndihmës emocionale për ata që kanë nevojë.

Shkollat dhe komunitetet kanë shtuar përpjekjet për t’i edukuar prindërit dhe fëmijët për rreziqet që lidhen me sfida të tilla në internet, duke promovuar përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të rrjeteve sociale./REL



Ju sugjerojmë

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron
Kryesore

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron

22 Qershor, 2026 2:08 pm
Trump paralajmëron Iranin: Nëse mbyllni Hormuzin, nuk do të ekzistoni më si shtet
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nëse mbyllni Hormuzin, nuk do të ekzistoni më si shtet

22 Qershor, 2026 1:58 pm
Bisedimet SHBA-Iran japin sinjale pozitive, Vance: Arritëm pikërisht atë që synonim
Bota

Bisedimet SHBA-Iran japin sinjale pozitive, Vance: Arritëm pikërisht atë që synonim

22 Qershor, 2026 1:56 pm
Gjermania fajëson Trump për krizën në Ngushticën e Hormuzit
Bota

Gjermania fajëson Trump për krizën në Ngushticën e Hormuzit

22 Qershor, 2026 1:27 pm
Kush është Andy Burnham, kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe
Bota

Kush është Andy Burnham, kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe

22 Qershor, 2026 1:25 pm
Kushtet e PE për Shqipërinë, Grupi i PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat
Politikë

Kushtet e PE për Shqipërinë, Grupi i PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat

22 Qershor, 2026 1:22 pm
Aksident në Çermë të Divjakës, 71 vjeçarja përplaset për vdekje nga motoçikleta
Kronikë

Aksident në Çermë të Divjakës, 71 vjeçarja përplaset për vdekje nga motoçikleta

22 Qershor, 2026 11:01 am
Starmer niset drejt Gjirit Persik për ta diskutuar hapjen e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Keir Starmer jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar

22 Qershor, 2026 10:54 am
Sulmuesi i Potugalisë: Nuk jemi të detyruar t’i pasojmë topin Ronaldos
Sport

Sulmuesi i Potugalisë: Nuk jemi të detyruar t’i pasojmë topin Ronaldos

22 Qershor, 2026 10:13 am
Sulmuesi i Spanjës vendos rekordin e veçantë në Botëror
Sport

Sulmuesi i Spanjës vendos rekordin e veçantë në Botëror

22 Qershor, 2026 10:09 am
Para
Ndalimi i abortit në Arizona/ Ish-presidenti Trump: I tepruar!

Vendimi në gjyqin për ish-Presidentin Trump dhe ndikimi tek fushatat elektorale të të dy kandidatëve

Investigimi i Rai 3, PD kërkon mocion me debat në Kuvend

Investigimi i Rai 3, PD kërkon mocion me debat në Kuvend

Itali/Gjendet në det me fraktura të shumta 33-vjeçari shqiptar

Itali/Gjendet në det me fraktura të shumta 33-vjeçari shqiptar
















TE FUNDIT

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron
22 Qershor, 2026

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi sot në Paris vizitë zyrtare me një drekë pune në Pallatin Elysee,...

Lexo më shumë

Trump paralajmëron Iranin: Nëse mbyllni Hormuzin, nuk do të ekzistoni më si shtet

Trump paralajmëron Iranin: Nëse mbyllni Hormuzin, nuk do të ekzistoni më si shtet
22 Qershor, 2026

Donald Trump ka lëshuar këtë të dielë një sëri paralajmërimesh të forta ndaj Iranit, ndërsa në Zvicër po zhvillohen bisedimet mes delegacioneve...

Lexo më shumë

Bisedimet SHBA-Iran japin sinjale pozitive, Vance: Arritëm pikërisht atë që synonim

Bisedimet SHBA-Iran japin sinjale pozitive, Vance: Arritëm pikërisht atë që synonim
22 Qershor, 2026

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka deklaruar se bisedimet e fundit të paqes me Iranin kanë sjellë rezultatet që Uashingtoni...

Lexo më shumë

Gjermania fajëson Trump për krizën në Ngushticën e Hormuzit

Gjermania fajëson Trump për krizën në Ngushticën e Hormuzit
22 Qershor, 2026

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, fajësoi të hënën Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për krizën e vazhdueshme që rrethon...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}