Një 62-vjeçare është vetëhedhur nga kati i 3-të i banesës ku jetonte dhe ka përfunduar në spitalin e Traumës.
Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Tepelenë, ku shtetasja F.M dyshohet se është hedhur nga kati i 3-të i banesës së saj.
”Sot, në lagjen “Mustafa Matohiti”, Tepelenë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës së saj, shtetasja F. M., rreth 62 vjeçe, e cila është transportuar me helikopter në drejtim të Tiranës, për mjekim më të specializuar”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al