Vesa Luma na ka mbajtur të përditësuar me rritjen e djalit të saj dhe të Big Basta-s, Lianit. Ndërsa djali pas pak ditësh mbush 1 vjeç, ai ka filluar tashmë të thotë fjalët e para, siç tregon Vesa në Instastory, por nuk janë as “ma” dhe as “ba”.
Në video, dëgjohet këngëtarja që i thotë të birit “Si bën ora Lian? Ora bën tik…”. Dhe ai përgjigjet “…tak”.