Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Venediku, vendi që duhet vizituar patjetër një herë në jetë

2016/04/10 at 5:51 PM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 5 min
A A
Venediku, vendi që duhet vizituar patjetër një herë në jetë

Pak qytete të njohura ka në botë siç është Venediku, që e bëjnë të amshueshëm. Dhe, sërish, ndër të gjitha qytetet e botës, Venediku veçohet me joshjen e vet të pashpjegueshme. Ka shumë gjëra në këtë qytet që duhet patjetër të vizitohen dhe të përjetohen.
Qyteti i Venedikut ndryshe quhet qyteti i urave dhe i psherëtimave, qyteti i dashurive dhe i gondolave të rralla, si në asnjë vend tjetër të botës.


Tani Venediku i ka 270.000 banorë, ndërkaq është e ndarë në qendrën e vjetër historike në ujë dhe në pjesën e re e cila gjendet në tokë. Bashkë me Padovën e bëjnë metropolin Padovë-Venecie me rreth 1.6 milion banorëdhe është bashkë me lagunën e mbrojtur nga UNESCO që nga viti 1987.

venediku-1_1460287441-2938193
Venedikun shpesh me arsye e konsiderojnë qytetin më të bukur në botë, që ngrihet mbi dallgët e detit Adriatik, si një sirenë magjike dhe që, sipas legjendave, prej shekujsh është në kërkim të të dashurit të saj, i cili do ta bëjë një ditë të lumtur. Themelet e qytetit u hodhën në datën e largët 25 mars të vitit 421 pas L.K.

download-3-2_1460287453-5900547

Venediku shtrihet në 118 ishuj të vegjël në një kënetë, të cilët janë të përkufizuar me më shumë se 170 kanale dhe të lidhur midis tyre me më shumëse 350 ura. Gjiri shtrihet përgjatë bregdetit italian midis grykës së lumenjve Po në jug dhe Piavës në veri. Pos në qendrën e vjetër historike, Venedikun e përbëjnë edhe lagjet e vendosura në tokë (Mestre dhe Marghera), pastaj edhe ishuj të tjerë të vegjël.

stazione-di-venezia-santa-lucia-1_1460287409-8825048
Pikat më të popullarizuara turistike të Venedikut janë Sheshi i Shën Markut, në të cilin gjendet kambanorja Camapnilo e lartë 99 metra dhe Bazilika e Shën Markut, e cila është kisha më impozante në Venediku. Mirëpo, mbi të gjitha, turistët i tërheq sistemi i kanaleve me kanalin pothuajse katër kilometra të gjatë Grande, i cili Venedikun e ndan në formën e germës “S”, ndërkaq pothuajse program i paevitueshëm i çdo turisti është vozitja nëpër kanale me njërën nga 400 gondolat venedikase.

sanmarco_1460287395-4200440
Pos objekteve që i përmendëm më lart, të cilët kanë rëndësinë e tyre historike, arkitektonike dhe artistike, Venedikun e bëjnë të pasur edhe objektet e shumta piktoreske siç janë urat, muzetë, kishat, pallatet, galeritë, restorantet, dyqanet e bizhuterive dhe tregtoreve të tjera të vogla. Venediku nuk është qytet ku kalohen net të bujshme, mirëpo edhe të gjithë ata të cilët i duan blerjet do t’i gjejnë kënaqësitë.

gondola-ride-728x484-1_1460287369-2150186

Kush nuk ka parë Venedikun, nuk ka parë Italinë, thonë në Romë, në Milano, në Bari a Friuli. Në Venedik jetoi dhe shkroi, për pak kohë, kolosi i letrave të përbotshme, tragjediani Uilliam Shekspir. Aty jetoi, u frymëzua dhe kompozoi Riçard Vagneri i famshëm. Shkroi poezi poeti i soneteve të dashurisë, francezi Alfred de Myse dhe dhjetëra e dhjetëra artistë të mëdhenj nga e gjithë bota…Por le të kthehemi te porta hyrëse e qytetit magjik. Te sheshi “Santa Lucia”. Aty ku bashkë me ujërat e Kanalit të Madh vërshojnë edhe mbi 15 milionë turistë në vit.

venediku-1_1460287441-2938193

Në të gjitha rrugët e tij karakteristike, të fundosura përgjysmë në ujë, gjenden mbi 420 dyqane suvenirësh. Drejt qendrës së qytetit, duhet kaluar disa ura dhe disa stacione gondolash, që të gjitha plot e përplot me vizitorë nga e gjithë bota. Çdo gondolë është e punuar me dorë. Për ndërtimin e saj përdoren 8 lloje drurësh dhe, në vetvete, ajo përbëhet prej 280 pjesëzash të vogla. Qysh prej shekullit të 16, me ligj, gondola duhet të lyhet me 7 shtresa llaku të zi. Ndenjëset e gondolave janë të veshura të gjitha pa përjashtim me mëndafsh persian…

Katedralet, si shpirti i qytetit, dhe sheshi “San Marco”

Nga katedralja e Santa Lucias deri në thellësi të qytetit janë me dhjetëra kishat e katedralet e mëdha me kupola të rrumbullakëta, me mure të lashtë bizantinë dhe ndërtuar sipas stilit barok. Te nga afresket e mëdha që i japin asaj një vlerë të jashtëzakonshme, janë punime origjinale të mjeshtrit të madh paramesjetar të shekullit të 13, piktorit të shquar Ticianit.

 

Sheshi i famshëm “San Marco”, më i madhi në Venedik, është një prej shesheve më të bukur në botë. Mendohet se Napoleoni i madh, ndërsa lutej në një prej katedraleve të këtij sheshi dhe përqafohej me miqtë e tij buzë detit, e quajti sheshin edhe “Dhoma e vizatimit të Evropës”. Këtu shëtisin mijëra njerëz. Disa kambana, prej tre a më shumë katedralesh, buçasin njëkohësisht me tinguj që arratisen prej sheshit, deri thellë në qytet dhe prej andej, mes ujërave të kaltra të detit Adriatik. Atmosferë e jashtëzakonshme. Sheshi “San Marco” kthehet në vend përqafimesh dhe mijëra turistë fiksojnë kujtime përmes aparatesh dixhitalë.

Karnavalet e Venedikut do të duhej çdo njeri t’i ndiqte për së afërmi të paktën njëherë në jetë, kurse më i popullarizuari është ai i maskave. Për herë të parë karnavalet janë organizuar në vitin 1296, kurse gjatë historisë në mënyrë të përsëritur janë ndaluar. Që nga viti 1979 ato mbahen rregullisht në fund të muajit shkurt. Por nëse jeni tip romantik dhe dëshironi të kaloni pushime të paharruara, Venediku sigurisht që është qyteti juaj. Vendosja në Venedik është mjaft e shtrenjtë, shumë më shtrenjtë se në shumë qytete evropiane.

Dhe, krejt për fund, çfarë të thuhet tjetër? Ta përshkruash Venedikun në vetëm një udhëpërshkrim është detyrë bukur e vështirë, sepse Venediku është qytet për të cilin ka shumëçka të thuhet dhe të shkruhet, dhe, po qe se tërë këto do t’i përcillnim me fjalë, atëherë ky nuk do të ishte udhëpërshkrim, por diçka krejtësisht tjetër. Venediku është qytet unik, i cili mund të përjetohet vetëm me vizita personale, sepse magjia e vërtetë fillon vetëm kur të hapin e parë në tokën e saj.

Venediku, ëndërr që s’mbaron…

Nuk ka rëndësi se kur e viziton Venecian. Kurdo që ta marrësh rrugën drejt saj, ajo do të jetë gjithmonë magjepsëse. Seç ka një vel që e mbështjell, e bën sugjestionuese, tërheqëse, të mistershme, të thellë, jo vetëm prej ujërave, të largët e të dëshirueshme si një femër që nuk ke arritur ta pushtosh dot, e që e ke ëndërruar gjithë jetën.

Venediku është qytet pa automobila. Transporti nëpër rrugë të qytetit zhvillohet me barka, me anije të vogla të shpejta dhe me gondola, ndërsa transporti publik zhvillohet me të ashtuquajturit Vaporetti – autobusë ujorë. /Express



Ju sugjerojmë

Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 18 qershor 2025

18 Qershor, 2025 8:16 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 16 qershor 2025

16 Qershor, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 15 qershor 2025

15 Qershor, 2025 8:05 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 14 Qershor 2025

14 Qershor, 2025 8:19 am
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:17 am
Para
Foto-lajm/ Ja si u mbyll ndeshja Kukësi-Skenderbeu

Foto-lajm/ Ja si u mbyll ndeshja Kukësi-Skenderbeu

A filmoi kamera në helikopterin që ra mbi liqen?

A filmoi kamera në helikopterin që ra mbi liqen?

A do të udhëtonte Rama sot me helikopterin që u rrëzua?!

Kodheli: Angazhim personal për zbardhjen e aksidentit të helikopterit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri
18 Qershor, 2025

Sinjalistika e qarkullimit rrugor në Shqipëri duket se ka një problem të madh si pasojë e numrit të lartë të...

Lexo më shumë

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo
18 Qershor, 2025

Qarkullimi rrugor në Shqipëri duket se ka një problem të përhershëm gjatë vitit, të shtuar gjatë sezonit veror me bllokimin...

Lexo më shumë

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë
18 Qershor, 2025

Trafiku është kthyer në tmerrin e të gjithë drejtuesve të automjeteve në Shqipëri. Marrë shkak nga sinjalistika e tepruar dhe...

Lexo më shumë

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025
18 Qershor, 2025

Mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin Opinion ishte i ftuar analisti Fitim Zekthi, i cili foli rreth konfliktit Iran-Izrael...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com