Sport

Vendoset kundërshtari,Kombëtarja kthehet në fushë me një miqësore në Tetor


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:14 - 25/06/20 |
Al Do

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshje miqësore ndaj Armenisë më 7 tetor 2020.

FSHF ka arritur një marrëveshje me Federatën Armene të Futbollit, që kjo ndeshje të luhet në kryeqytetin armen, Jerevan.

Përveç miqësores, po në muajin tetor Kombëtarja kuqezi do të zhvillojë edhe dy ndeshje zyrtare të vlefshme për UEFA Nations League, ndaj Kazakistanit në transfertë më 10 tetor dhe ndaj Lituanisë po në transfertë më 13 tetor.

Shqipëria dhe Armenia janë përballur 5 herë në ndeshje zyrtare dhe miqësore në historinë e tyre prej të cilave tre janë fituar nga kuq e zinjtë, një barazim dhe një fitore e armenëve. /Opinion.al

Pas