Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendimi gjerman/ Dëbim me procedura të shpejtuara për personat e rrezikshëm 

2016/12/25 at 8:27 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Merkel nën presion nga anëtarët e koalicionit, “Ashpërso politikat ndaj emigrantëve”

Diskutimet në Gjermani vazhdojnë edhe pas vrasjes së të dyshuarit kryesor për sulmet në Berlin, Anis Amri në Milano të Italisë. Kancelarja do që dëbimet të intensifikohen.


Në Berlin dhe në gjithë Evropën ndjehet një lehtësim i madh pas vrasjes së të dyshuarit kryesor për sulmin në Berlin, Anis Amri nga Tunizia. Kancelarja Angela Merkel u shpreh e lumtur për faktin që nga ky “atentator nuk vjen më asnjë rrezik”. Ndërsa ministri i Brendshëm Thomas de Maizière falënderoi policinë italiane “për punën e mrekullueshme” dhe “trimëri të veçantë”. Por rreziku nga terrorizmi në Gjermani nuk është zvogëluar.

Falënderime për Italinë

Edhe kancelarja gjermane Merkel i falenderoi autoritetet italiane për “bashkëpunimin e ngushtë” në këtë rast. Njëkohësisht kërkoi dëbimin më të shpejtë nga Gjermania të personave nga Tunizia, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil. Kancelarja e ka bërë  këtë të qartë edhe gjatë një telefonate me presidentin e Tunizisë, Beji Caid Essebsi. Amri është dashur të dëbohet nga Gjermania dhe Italia, por Tunizia ka refuzuar deri të mërkuren e kaluar që ta pranojë atë. 24-vjeçari i vrarë në Milano nuk ka pasur asnjë dokument me të cilin mund të dëshmohej se ai vjen nga Tunizia.

Polici i plagosur italian

Ndryshimet e domosdoshme

Kancelarja Merkel ka paralajmëruar ndryshime të rëndësishme në politikën e sigurisë. Ajo e ka lutur ministrin e Brendshëm de Maizière dhe ate të Drejtësisë Heiko Maas që në bashkëpunim me zyrën e Kancelarisë të analizojnë të gjitha aspektet e rastit Amri. “Ne do të shikojmë të gjiha masat që duhet ndërmarrë për përmirësimin e gjendjes së sigurisë dhe ndryshimin e ligjeve, atje ku është e domosdoshme”, tha Kancelarja. Ndërsa de Maizière pohon se ka ardhur koha që “të flitet për pasojat dhe të ndërmiren masa konkrete”. Dhe kjo do të ndodhë “shumë shpejt”. Ministri tha se ai ka kërkuar së fundi që personat rrezikues (persona rrezikues quhen ata të cilët mund të kryejnë edhe vepra terroriste. Të tillë në Gjermani ka aktualisht 549) të mund të dëbohen më lehtë nga Gjermania. Gjithashtu duhet ndërmarrë edhe masa më të rrepta ndaj personave të cilëve u është refuzuar azili.

Nuk duhet të ngutemi me përfundime

Ndërsa ministri i Drejtësisë, Maas konfirmoi se këshillimet do të mbahen shumë shpejt në janar të vitit të ardhshëm. Në veçanti duhet të bëhet fjalë për mundësinë e dëbimit më të shpejtë të personave rrezikues dhe për mbikqyrjen më të mirë të tyre. “Siguria dhe liria duhet të mbrohen me të gjitha mjetet ligjore në dispozicion”, tha Maas.

Politikani i SPD paralajmëroi që të mos nxirren përfundime të përshpejtuara. “Përfundime dhe masa konkrete mund të merren vetëm pas sqarimit të të gjitha detajeve të këtij sulmi të tmerrshëm”, tha ai. Së pari duhet të shpjegohet i gjithë sfondi i sulmit dhe vdekja e Anis Amrit. Hetimet do të vazhdojnë me një intensitet shumë të lartë, tha ministri i Brendshëm./Dë

Etiketa: debimgjermaniamerkelpersona te rrezikshem


Ju sugjerojmë

VIDEO/ Trump nis turin në Azi, kërcen në tapetin e kuq në Malajzi
Bota

VIDEO/ Trump nis turin në Azi, kërcen në tapetin e kuq në Malajzi

26 Tetor, 2025 10:21 am
Rama ironizon Binajn: Aktor që më imiton mua, shkriu së qeshuri edhe Kongresin e PS
-U tha në Opinion

Rama ironizon Binajn: Aktor që më imiton mua, shkriu së qeshuri edhe Kongresin e PS

26 Tetor, 2025 10:14 am
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Rusia teston raketën e re me fuqi bërthamore, Putin: Është e pamposhtur

26 Tetor, 2025 9:56 am
Marrëveshja e paqes mes Tajlandës dhe Kamboxhias, i pranishëm edhe Trump
Bota

Marrëveshja e paqes mes Tajlandës dhe Kamboxhias, i pranishëm edhe Trump

26 Tetor, 2025 9:01 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Si parashikohet moti për këtë të diel

26 Tetor, 2025 8:32 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 26 tetor 2025

26 Tetor, 2025 8:11 am
Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
Kryesore

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

25 Tetor, 2025 2:14 pm
Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
Aktualitet

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

25 Tetor, 2025 11:38 am
Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
Aktualitet

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

25 Tetor, 2025 11:19 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025 11:09 am
Para
Fotogaleri/Gazetari “rikrijon” jetën e shqiptarëve në kohën e komunizmit 

Fotogaleri/Gazetari "rikrijon" jetën e shqiptarëve në kohën e komunizmit 

Krishtlindjet në familjen e Dritëro Agollit, ushqimet, dhuratat dhe sekretet e vogla 

Krishtlindjet në familjen e Dritëro Agollit, ushqimet, dhuratat dhe sekretet e vogla 

Studimi/ Mos flini në shtrat me partnerin për të qenë një çift i lumtur 

Studimi/ Mos flini në shtrat me partnerin për të qenë një çift i lumtur 
















TE FUNDIT

VIDEO/ Trump nis turin në Azi, kërcen në tapetin e kuq në Malajzi

VIDEO/ Trump nis turin në Azi, kërcen në tapetin e kuq në Malajzi
26 Tetor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nisur një tur pesëditor në Azi. Malajzia ishte vendi i pari ku Trump mbërriti, teksa...

Lexo më shumë

Rama ironizon Binajn: Aktor që më imiton mua, shkriu së qeshuri edhe Kongresin e PS

Rama ironizon Binajn: Aktor që më imiton mua, shkriu së qeshuri edhe Kongresin e PS
26 Tetor, 2025

Fitoren në qytetin e Tiranës dhe të Vlorës në zgjedhjet e 9 nëntorit, me dy kandidate gra Ogerta Manastirliun dhe...

Lexo më shumë

Rusia teston raketën e re me fuqi bërthamore, Putin: Është e pamposhtur

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
26 Tetor, 2025

Mes përplasjeve me Perëndimin për të arritur një marrëveshje paqeje në Ukrainë, Rusia ka treguar "muskujt" duke testuar një raketë...

Lexo më shumë

Marrëveshja e paqes mes Tajlandës dhe Kamboxhias, i pranishëm edhe Trump

Marrëveshja e paqes mes Tajlandës dhe Kamboxhias, i pranishëm edhe Trump
26 Tetor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump mori pjesë në nënshkrimin e një marrëveshjeje paqeje midis Kamboxhias dhe Tajlandës gjatë një samiti të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com