Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendi ku rrezikohet zia e bukës brenda këtij viti

2023/03/21 at 8:52 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendi ku rrezikohet zia e bukës brenda këtij viti

Reduktimi i fondeve të donatorëve mund të shtyjë një pjesë të mirë të Afganistanit në zi buke këtë vit, tha Programi Botëror i Ushqimit, duke shtuar se deri në 9 milionë afganë mund të mbeten pa ndihma ushqimore.

Një paketë e madhe ndihme humanitare, pasi Talibanët pushtuan Afganistanin në vitin 2021, ndihmoi në shmangien e zisë së bukës në atë kohë, por tani frika po rritet përsëri. Programit Botëror të Ushqimit aktualisht i mungojnë 93 milionë dollarë për muajin mars dhe prill, duke shkaktuar reduktimin e racioneve në 4 milionë afganë, ose në vetëm 50% të asaj që nevojitet. 9 milionë njerëz të tjerë do të humbasin plotësisht aksesin në ndihma ushqimore muajin e ardhshëm, nëse nuk marrin zotime financimi.

Thirrjet e Programit Botëror të Ushqimit janë një nga shenjat e para konkrete, pasi zyrtarët ndërkombëtarë paralajmëruan se rritja e emergjencave globale dhe kushtet sfiduese ekonomike, të kombinuara me kufizimet e talebanëve ndaj grave, mund t’i shtyjnë donatorët të tërhiqen.

Kufizimet kanë shkaktuar kritika të gjera ndërkombëtare. Administrata talebane thotë se respekton të drejtat e grave në përputhje me interpretimin e tyre të ligjit islam dhe po punon për udhëzime për të qartësuar rregullat për punonjëset femra të organizatave jo qeveritare. Wei Lee, drejtori i Programit Botëror të Ushqimit në Afganistan, e përshkroi gjithashtu vendimin e autoriteteve talebane për të ndaluar shumicën e grave afgane të punojnë në OJQ në dhjetor si një “goditje shkatërruese”.

33-vjeçari Khair Mohammad, i cili kishte humbur këmbën e tij në një shpërthim mine shtatë vjet më parë në provincën jugore të Helmandit, jeton në një nga ato familje që kanë nevojë urgjente për ndihmë, thotë se çdo mungesë e ndihmës ushqimore humanitare nga agjencitë ndërkombëtare përkthehet në zi buke.

“Nëse ndihma e huaj ndërpritet apo ndalet, çfarë duhet të bëjmë, nuk ka punë, nuk ka para, kështu që të gjithë do të vdesim në varfëri dhe në uri”. Sipas të dhënave financiare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Programi Botëror i Ushqimit mori rreth 1.7 miliardë dollarë vitin e kaluar për Afganistanin nga dhjetëra qeveri dhe institucione. Donatorët kryesorë përfshinin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë dhe Gjermaninë. Të dhënat nuk treguan se cilët donatorë kishin reduktuar fondet këtë vit.

Ju sugjerojmë

Arrestimi i Dakos, avokati: U la në burg për 2 raste, masa ndaj tij e nxituar
Aktualitet

Arrestimi i Dakos, avokati: U la në burg për 2 raste, masa ndaj tij e nxituar

6 Qershor, 2023 9:55 pm
“Babi tha mos trego”, fëmija zbulon vrasjen makabre në Durrës
Aktualitet

“Babi tha mos trego”, fëmija zbulon vrasjen makabre në Durrës

6 Qershor, 2023 9:32 pm
“E çova nuse dhe e mora të vdekur”, denoncimi i babait: Vajzën e vrau dhëndri
Aktualitet

“E çova nuse dhe e mora të vdekur”, denoncimi i babait: Vajzën e vrau dhëndri

6 Qershor, 2023 9:20 pm
Babalja/ Shtyhet gjyqi, Salianji: Kërkova përjashtimin e gjyqtares
Aktualitet

Arrestimi i Dakos, Salianji: Personazh i errët i politikës, SPAK të “godasë” sërish

6 Qershor, 2023 8:43 pm
“E planifikuar”, Hoxha për sulmin ndaj Berishës: Si doli aq shpejt kartela e autorit
Aktualitet

Urdhër-arresti për Dakon, Artan Hoxha: Di shumë gjëra për ata lart, nëse pendohet…

6 Qershor, 2023 8:26 pm
Dy mbledhje grupi të PD-së, ja deputetët e pranishëm te Berisha dhe te Gazment Bardhi
Aktualitet

Berisha: Urdhër-arresti i Dakos u firmos para 4 ditësh, Rama e bllokoi

6 Qershor, 2023 8:16 pm
Dako u hetua edhe për tenderin e një shëtitoreje, dëmi llogaritej në 18 milionë lekë
Aktualitet

Dako u hetua edhe për tenderin e një shëtitoreje, dëmi llogaritej në 18 milionë lekë

6 Qershor, 2023 8:05 pm
Ky është pallati që “fundosi” Vangjush Dakon, publikohet kallëzimi i banorëve
Aktualitet

Ky është pallati që “fundosi” Vangjush Dakon, publikohet kallëzimi i banorëve

6 Qershor, 2023 7:42 pm
Detajet nga hetimi për ish-zyrtarët e Bashkisë Durrës, zbardhen emrat e disa prej tyre
Aktualitet

Detajet nga hetimi për ish-zyrtarët e Bashkisë Durrës, zbardhen emrat e disa prej tyre

6 Qershor, 2023 7:00 pm
Paloka: Dy nënkryetarët patën guximin të thonë le të shkatërrohet PD
Aktualitet

Paloka për Dakon: Duhej të blinte zgjedhjet e fundit në Durres para se të ikte me pushime

6 Qershor, 2023 6:45 pm
Para
Shenjat më të mërzitshme të Horoskopit

Shenjat më të mërzitshme të Horoskopit

“Porta e Ferrit” dhe misteret fatkeqe që fshihen pas saj

“Porta e Ferrit” dhe misteret fatkeqe që fshihen pas saj

Marrëveshjet e reja Kinë-Rusi, “epokë e re” mes dy vendeve

Marrëveshjet e reja Kinë-Rusi, “epokë e re” mes dy vendeve

TE FUNDIT

Arrestimi i Dakos, avokati: U la në burg për 2 raste, masa ndaj tij e nxituar

Arrestimi i Dakos, avokati: U la në burg për 2 raste, masa ndaj tij e nxituar
6 Qershor, 2023

Avokati i Vangjush Dakos, Petrit Ismaili, ka dhënë një deklaratë për mediat pasi SPAK lëshuar urdhër-arresti për të. Sipas tij...

Lexo më shumë

“Babi tha mos trego”, fëmija zbulon vrasjen makabre në Durrës

“Babi tha mos trego”, fëmija zbulon vrasjen makabre në Durrës
6 Qershor, 2023

 Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë një rast shumë të rëndë ku një 24-vjeçare është raportuar se është hedhur nga...

Lexo më shumë

“E çova nuse dhe e mora të vdekur”, denoncimi i babait: Vajzën e vrau dhëndri

“E çova nuse dhe e mora të vdekur”, denoncimi i babait: Vajzën e vrau dhëndri
6 Qershor, 2023

“Stop” hedh dritë mbi një ngjarje makabre në Durrës, me viktimë një 24-vjeçare. Anisa Gjini, nënë e një djali 3-vjeçar...

Lexo më shumë

Arrestimi i Dakos, Salianji: Personazh i errët i politikës, SPAK të “godasë” sërish

Babalja/ Shtyhet gjyqi, Salianji: Kërkova përjashtimin e gjyqtares
6 Qershor, 2023

Deputeti i PD, Ervin Salianji, ka reaguar pasi SPAK lëshoi urdhër-arresti ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Në një lidhje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com