Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, pas nisjes së vitit të ri akademik, ka publikuar një udhëzim për kuotat e mbetura bosh në universitete.
Sipas urdhrit të MAS të siguruar për ‘BalkanWeb’ nga gazetari Mariglen Mërtiri, pas dy raundeve të para të regjistrimit ka ende kuota bosh dhe se procedurat e regjistrimit në universitete vijojnë nga data 16 deri në 26 tetor 2017.
Të drejtën e regjistrimit e kanë të gjithë kandidatët e regjistruar në portal me herët. Urdhri për regjistrimin e kandidatëve është firmosur nga ministrja Lindita Nikolla.