InstaBIZ

Vëllai i Gigi dhe Bella Hadid nuk i reziston dot këngëtares shqiptare


               Publikuar në : 11:57 - 18/07/19 |
el ida

Prej disa ditësh Dua Lipa nuk e fsheh më lidhjen e saj me Anwar Hadid. Këngëtarja me origjinë shqiptare, ka ndarë me ndjekësit disa momente që ka kaluar me të dashurin e ri, kryesisht i njohur si vëllai i dy supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid.

Modeli dhe këngëtarja ishin në një festë me miq e të afërm, dhe nga videot e publikuara duket se Anwar nuk i reziston dot Duas, duke i dhuruar prekje dhe puthje në publik.

Ndërkohë që çifti po shijon romancën, lidhja e tyre vazhdon të komentohet shumë në media dhe rrjete sociale, madje ish- i dashuri i saj, Isaac ka bërë një postim thumbues në profilin e tij në Twitter, të ripostuar mijëra herë në shenjë mbështetje ndaj tij.

“Për aq kohë sa e dini (emoji gjarpri). Mendoj se fama dhe paraja janë një faktor i madh.”- shkruan Isaac në postim, pa sqaruar asgjë më tepër për këtë thumb, duke iu referuar aludimeve të ndjekësve se Dua po e bën të gjithë këtë për famë dhe përfitime personale./Opinion.al

 

 

Pas