Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vëllai akuzon motrën: Ti ke marrë lekët e fëmijëve të mi të vdekur

2019/05/19 at 10:00 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vëllai akuzon motrën: Ti ke marrë lekët e fëmijëve të mi të vdekur

Në vitin 2011 Klarenc Lelaj humbi dy fëmijët e tij të mitur, 3 dhe 4 vjeç, si pasojë e një shkarkese elektrike në banesën ku ata jetonin në Vlorë. Për këtë fatkeqësi, familja e Klarencit ka përfituar një shpërblim për të cilin pretendon se ia ka marrë avokati dhe njëra prej motrave, Mimoza, të cilën këtë të diel e kishte sjellë në një seancë ndërmjetësimi në rubrikën “Shihemi në gjyq”.


“Unë jam Klarenc Lelaj, banoj në Vlorë. Në 4 Janar të 2011-s më ndodhi një ngjarje e rëndë, një fatkeqësi e rëndë… Më fal, më fal… do më falësh”, tha Klarenci mes lotësh teksa nisi të tregojë historinë e tij të trishtë.

Në gjendje tejet të rënduar psikologjike dhe në vështirësi të mëdha ekonomike, pak muaj pas vdekjes së të vegjëlve, zoti Lelaj tregon se atyre iu afrua një avokat, Adrian Dauti, i cili iu tha se u takonte dëmshpërblim dhe i siguroi që do të merrej ai me të gjitha. Zoti Lelaj thotë se avokati u kërkoi që të firmosnin nëpër letra të bardha dhe ata me mirëbesim, firmosën.

Për ngjarjen e rëndë u bënë disa gjyqe, të cilat familja Lelaj i fitoi. Nga këto gjyqe, kjo familje u dëmshpërblye në total me mbi 1 miliardë lekë. Ndonëse sipas ligjit dëmshpërblimi i takonte vetëm familjes, pra bashkëshortëve që humbën fëmijët dhe fëmijëve të tjerë të tyre, gjyqe bënë dhe fituan edhe tezet, hallat dhe gjyshërit. Sot, bashkëshortët Lelaj thonë se kanë marrë vetëm 60 milionë lekë të vjetra, ndërsa Mimoza, motra e Klarencit e cila nga gjyqi i fituar përfitonte 50 milionë lekë, thotë se ka marrë vetëm 4 milionë.

“Motra ime, sipas fjalëve të Adrian Dautit, ish-avokati përfaqësues ligjor në dëmshpërblimin kundër kompanisë CEZ, ka përfituar 50 milionë lekë. Motra thotë unë nuk kam marrë fare, lekët e tua i ka marrë ai i të gjitha”, thotë në studio Klarenc Lelaj. Vetë Mimoza pranon se nga avokati ka marrë 4 milionë lekë të vjetra, por jo 50 milionë sa pretendon vëllai i saj.

Mimoza: Unë të kam vëlla, vëllai nuk hidhet poshtë.

Klarenc Lelaj: Çfarë vëllai, po ti ke marrë lekët e fëmijëve të mi të vdekur moj. Zonja Eni, avokati më ka thënë se i kam ndarë paratë me motrën tënde.

Mimoza: Të njëjtën gjë më ka thënë edhe mua. Lekët e tua i ka marrë avokati dhe ai na ka përplasur të dyve Zonja Eni. Kemi dy vjet që nuk flasim.

Klarenc Lelaj: Nuk je motra ime moj…

Avokati mori edhe firmat e dy vajzave të tjera të Klarencit, të cilat vijnë nga një martesë tjetër dhe jetojnë në Itali. Njëra prej tyre, Ada, e cila ndodhej në studio tregoi se në kohën kur ndodhi fatkeqësia kishte qenë ajo dhe motra e saj që iu ishin gjendur pranë të atit dhe bashkëshortes së tij, askush tjetër. Por ajo thotë se situata ndryshoi kur të afërmit e tyre morën vesh për dëmshpërblimin.

“Babi im nuk kishte as lekë për të ngrënë bukë. Unë me motrën time që jetojmë në Itali, i kemi dalë përballë për çdo gjë. Nuk ishte as halla, as xhaxhai, as gjyshi, asnjë njeri. Pastaj kur e morën vesh këta njerëz që për vdekjen e këtyre dy fëmijëve mund të ishte një shpërblim i madh lekësh, u dukën që të gjithë, erdhën që të gjithë në atë shtëpi, u kujdesën për babanë time”, tha Ada./Opinion.al

 

 

 

 

Etiketa: avokatiklarenc lalajmimoza


Ju sugjerojmë

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat
Bota

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat

16 Korrik, 2026 11:26 pm
Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri
Bota

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri

16 Korrik, 2026 8:32 pm
Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
Aktualitet

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

16 Korrik, 2026 7:31 pm
Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër
Politikë

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër

16 Korrik, 2026 7:20 pm
Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar
Kronikë

Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar

16 Korrik, 2026 7:18 pm
Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
Kronikë

Sherri me thika në Poliklinikën e Shkodrës, arrestohen babë e bir

16 Korrik, 2026 6:32 pm
Protestat për Zvërnecin, Rama: Bisedoj vetëm me ata që më kanë votuar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe,Rama:S’do bëhemi kor sa herë flet një “çyryk” në Beograd

16 Korrik, 2026 6:26 pm
Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta
Bota

Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta

16 Korrik, 2026 3:58 pm
Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale
Kryesore

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale

16 Korrik, 2026 2:54 pm
Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…
Kryesore

Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…

16 Korrik, 2026 2:52 pm
Para
Dëshironi të krijoni familje? Mos shpresoni shumë te këto 3 shenja horoskopi

Horoskopi javor, 20-26 maj 2019, çfarë kanë rezervuar yjet për ju

Një raketë godet zonën pranë ambasadës së SHBA në Irak

Një raketë godet zonën pranë ambasadës së SHBA në Irak

Atalanta me një këmbë në Champions, Interi shkërmoqet në ‘San Paolo’

Atalanta me një këmbë në Champions, Interi shkërmoqet në ‘San Paolo’
















TE FUNDIT

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat
16 Korrik, 2026

Ligjvënësit francezë miratuan një projektligj që krijon të drejtën ligjore për vdekje të asistuar për të rriturit me sëmundje të...

Lexo më shumë

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri
16 Korrik, 2026

Më shumë se 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në Kanada, ndërsa tymi i tyre ka përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e...

Lexo më shumë

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
16 Korrik, 2026

Qytetarët kanë nisur këtë të enjte protestën për të 47 ditë radhazi kundër qeverisë. Me flamuj Kombëtar, pankarta dhe thirrjet...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër
16 Korrik, 2026

Kuvendi ka miratuar disa projektligje që lidhen me sektorin e bujqësisë, ndërsa votimi ka sjellë edhe një qëndrim ndryshe nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}