Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj: Stadiumi i ri Dinamo dhe rikthimi i Kinema Agimit, ndër prioritetet e 2023-it

2022/12/13 at 5:19 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj: Stadiumi i ri Dinamo dhe rikthimi i Kinema Agimit, ndër prioritetet e 2023-it

Gjatë bashkëbisedimit me banorët e Njësisë 5 për buxhetin e vitit të ardhshëm, së bashku me ministren e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj numëroi disa prej projekteve më të mëdha të planifikuara si në infrastrukturë, arsim, sport dhe kulturë.

Veliaj veçoi Parkun e Liqenit të Farkës, si një prej investimeve kryesore, që i jep më shumë frymë dhe Liqenit Artificial, rikonstruksionin e Stadiumit “Selman Stermasi”, “Aquaparkun”, Kinema Agimin, si dhe plot ndërhyrje në infrastruturën rrugore dhe disa shkolla të reja që pritet të ndërtohen akoma e që i përkasin njësisë 5.

Veliaj kujtoi si ishte më parë zona përreth Arenës Kombëtare dhe si është transformur sot: “Ju kujtohet Arena Kombëtare. Nga njëri cep nga ana e KQZ-së ishte gomisteri, nga ana e Sheratonit ju kujtohet ai lavazhi aty që shkonte shkuma përpjetë tamam si shkuma party. Sot arena kombëtare ka sjellë biznes, ka sjellë ekonomi, janë punësuar njerëz, është rritur vlera e pronës. Të njëjtën gjë duam ta bëjmë me stadiumin “Dinamo” për Njësinë 5 dhe për tu siguruar që gjithë Tirana e Re merr një vlerë të jashtëzakonshme”.

Një kampus sportiv tha ai do të ngrihet në zonën e pishinave publike tashmë të Tiranës. “Ne do të vazhdojmë transformimin me Aquaparkun, me parkun e pishinave. Nisëm pishinat dhe tani do mbarojmë me pjesën e futbollit. Duam të shtojmë edhe fusha tenisi dhe basketbolli dhe volejbolli. Do ta kthejmë në një kampus të vërtetë. Kemi pjesën e lojërave në ambiente të mbyllura. Ne atje duam që të jetë për ekipet sportive por kryesisht një kampus sportiv për çunat dhe gocat e mrekullueshëm të Njësisë 5”.

Një krahasim si ishte – si është sot, Veliaj e bëri edhe për zonën e Liqenit, ku tha se të paktën 98 ndërtime pa leje nuk ekzistojnë më në parkun më të madh të Tiranës: “E mbani mend si ishte Liqeni. Tirana e vjetër në vitin 2015 mbaronte te diga. Nga diga deri te Uillsoni 98 ndërtime pa leje. Ju kujtohet që ishte landifill për plastikë, për susta, për bojlerë, për lavatriçe, për frigoriferë. Në mes të Tiranës një fabrikë e madhe riciklimi. Sot është transformuar totalisht. Janë shtuar pistat e biçikletave. Është bërë amfiteatri. Kemi kapur 965 pemë të mbjella. Duam ta mbyllim vitin me një shifër për Guiness, 1 milion pemë në Tiranë,” tha ai duke shtuar se i njëjti investim po bëhet edhe në Farkë. “Ne duam që parku i Farkës të jetë investimi më i madh për vitin 2023,” shtoi Veliaj.

Kinema Agimi do ti rikthehet kryeqytetasve dhe Njësisë 5: “Një nga gjërat që kemi buxhetuar për vitin tjetër duke qenë se shumë asete që i ishin dhënë privatëve, po ia kthejmë Bashkisë në një lëvizje të paprecedentë këto vitet e fundit, është edhe kinema Agimi. Më në fund “Kinema Agimi” është kthyer në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Është kinemaja klasike e Tiranës dhe agjencia jonë kreative edhe e industrive digjitale. Shumë shpejt do ta hapim për publikun. Për njësinë 5, sidomos për pjesën e vjetër të Pallateve Agimi do të jetë një kthim në nostalgjinë e kohërave që kemi kaluar në Tiranë në ato vite dhe do jetë edhe një mundësi fantastike për çunat dhe gocat që merren me film, me teatër, kinematografi dhe të gjithë artet digjitale”, u shpreh Veliaj.

Për infrastrukturën, Veliaj veçoi sistemimin e gjithë zonës së njohur si Triangolo: “Sigurisht ajo ka qenë një problematikë shumë e madhe. Jemi në prag të zgjidhjes së ngërçit të fundit dhe më në fund gjithë njësia, sidomos pjesa e juridikut shfryn te garda, del tek sheshi “Nënë Tereza” dhe pastaj lidhet me rrugët më të mëdha të Tiranës,” shpjegoi ai.

“Ne duam që këtë Pranverë të hapim Piramidën e Tiranës, pra një pjesë e buxhetit do të shkojë edhe për të bërë përfundimet e punëve tek Piramida. Piramida do të jetë shkolla më e madhe në Ballkan për teknologjinë e informacionit.

Sa i përket shkollave të tjera që i shtohen paketës së shkollave të reja Veliaj përmendi “26 Nëntorin”, rikonstruksionin e shkollës “Emin Duraku”, “Dëshmorët e lirisë”, etj.

Ju sugjerojmë

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

8 Korrik, 2025 10:31 pm
VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
Bota

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

8 Korrik, 2025 10:04 pm
Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
Bota

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

8 Korrik, 2025 9:36 pm
“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
Aktualitet

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

8 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

8 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

8 Korrik, 2025 8:45 pm
Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
Sport

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

8 Korrik, 2025 8:25 pm
Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
Aktualitet

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

8 Korrik, 2025 7:58 pm
Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
Sport

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë
Bota

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Para
Ndryshime në nivele drejtuese të Policisë së Shtetit në Tiranë e në disa qytete të tjera

Ndryshime në nivele drejtuese të Policisë së Shtetit në Tiranë e në disa qytete të tjera

Marrëveshja Rama-Sunak/ Britania ofron ndihmë shtesë për kthimin e emigrantëve

Marrëveshja Rama-Sunak/ Britania ofron ndihmë shtesë për kthimin e emigrantëve

Tensionet në veri/ Escobar: Kosova ka garanci shumë të forta nga SHBA-ja

Tensionet në veri/ Escobar: Kosova ka garanci shumë të forta nga SHBA-ja

TE FUNDIT

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
8 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se po shqyrton vendosjen e tarifave shtesë prej 200% për produktet farmaceutike të...

Lexo më shumë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
8 Korrik, 2025

Një burrë është goditur me brirë nga një dem në festivalin famëkeq të ndeshjeve me dema në Pamplona, ​​ndërsa tetë...

Lexo më shumë

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
8 Korrik, 2025

“Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën”, theksoi Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fjalimit të tij sot në parlamentin britanik,...

Lexo më shumë

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
8 Korrik, 2025

Leonardo Papi, një shtetas italian, është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se është mashtruar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com