Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ishte i pranishëm sot ashtu siç edhe kishte paralajmëruar me herët, në inagurimin e këndit të lojrave në Parkun e Liqenit Artificial. Ajo që ra në sy është orari që Veliaj kishte përzgjedhur për të kryer inagurimin që përkonte pikërisht me orarin e mbledhjes së qeverisë. Për një bashkiak që pretendon të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, njëkohësisht i njohur edhe për PIAR-in, pikëtakimi i orareve nuk duket edhe aq rastësi. A ishte ky një karshillëk i pastër që Veliaj po i bën Ramës, duke i rrëmbyer pikërisht atë që Rama do më shumë, vëmendjen e mediave dhe opinionit publik?