Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj padi në Prokurorinë e Tiranës: Zbuloni Nesti Angonin dhe Nasta Pëllumbin

2026/04/17 at 2:14 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është drejtuar me një padi në Prokurorinë e Tiranës ku kërkon nisjen e hetimeve për falsifikim të dokumenteve. Veliaj kërkon hetimin e dokumentit që shërbeu si bazë për nisjen e procedimit penal ndaj tij.


Sipas kallëzimit, të depozituar pranë Prokurorisë së Tiranës, hetimi ndaj tij është nisur mbi bazën e një dokumenti të nënshkruar nga një person i vetëquajtur “Nesti Angoni”, i cili, sipas verifikimeve zyrtare, nuk ekziston në regjistrat e gjendjes civile, thuhet në kallëzim.

“Si bazë për fillimin e procedimit penal ndaj meje ka shërbyer dokumenti “Të dhëna për SPAK”, i hartuar dhe i nënshkruar nga një person i vetëidentifikuar si “Nesti Angoni”. Nga verifikimet e kryera nga vetë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rezulton se ky person nuk ekziston në regjistrin kombëtar të gjendjes civile dhe për rrjedhojë kemi të bëjmë me një identitet të rremë. Në këtë kontekst, është thelbësore të theksohet se në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me një kallëzim anonim në kuptimin klasik të ligjit, por me një dokument të paraqitur në formën e një kallëzimi të identifikuar, përmes përdorimit të një identiteti të rremë konkret, të shoqëruar me nënshkrim fizik”, thuhet në kallëzim.

Veliaj kërkon identifikimin e autorit real që ka hartuar dhe firmosur këtë dokument, si dhe hetimin e çdo përgjegjësie penale që lidhet me përdorimin e një identiteti të rremë për të inicuar çështjen ndaj tij.

“Nënshkrimi i vendosur në dokument nuk i përket një personi real, por është përdorur për të materializuar një identitet të rremë, duke krijuar një paraqitje të pavërtetë përpara organit publik. Nëse autori do të kishte dashur të mbetej anonim, ai do të paraqitej si i tillë. Zgjedhja për të përdorur një emër konkret dhe për ta shoqëruar atë me nënshkrim fizik nuk është rastësore, por synon të krijojë një perceptim të rremë identiteti dhe besueshmërie, duke ndikuar drejtpërdrejt në vlerësimin e organit procedues për seriozitetin e informacionit të paraqitur”, thuhet në kallëzim.

Kallëzimi evidenton gjithashtu ekzistencën e një materiali të dytë të ngjashëm, të lidhur me një tjetër identitet të pa verifikueshëm, “Nasta Pellumbi”. Sipas argumentimit, kjo situatë ngre dyshime të forta për një burim të përbashkët, një autor të vetëm që përdor identitete të ndryshme ose një mekanizëm të strukturuar për krijimin e kallëzimeve artificiale

Pjesë nga kallëzimi

Në asnjë rast nuk mund të konsiderohet e pranueshme që një procedim penal të vihet në lëvizje mbi bazën e veprimeve që në vetvete paraqesin elementë të një vepre penale. Pranimi i një logjike të tillë do të çonte në legjitimimin e përdorimit të mjeteve të kundërligjshme për të inicuar ndjekje penale, duke deformuar rëndë funksionin e drejtësisë dhe duke cenuar parimet themelore të shtetit të së drejtës.

Një qasje e tillë do të krijonte rrezikun real që mekanizmi penal të përdoret në mënyrë selektive, mbi baza të fabrikuara, thjesht për të justifikuar nisjen e hetimeve ndaj individëve të caktuar. Për rrjedhojë, është thelbësore që çdo procedim penal të mbështetet mbi burime të ligjshme dhe të verifikueshme, dhe jo mbi veprime që, në vetvete, cenojnë ligjin penal. Ndryshe, do të legjitimohej një praktikë e papranueshme, ku vetë shkelja e ligjit penal do të përdorej si mjet për vënien në lëvizje të ndjekjes penale, duke përmbysur logjikën themelore të sistemit të drejtësisë.

Një qasje e tillë do të krijonte rrezikun real që subjektet e ngarkuara me zbatimin e ligjit, në vend që ta garantojnë atë, të përfshihen në shkeljen e tij në mënyrë selektive, me qëllim realizimin e objektivave të paracaktuara, duke cenuar rëndë parimet e shtetit të së drejtës dhe të sigurisë juridike.

Për sa më sipër, kërkoj:

  1. regjistrimin e procedimit penal për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal si dhe cdo vepër tjetër relevante që del gjatë hetimit.
  2. ii. identifikimin e autorit real që ka hartuar dhe nënshkruar dokumentin “Të dhëna për SPAK”


Ju sugjerojmë

Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…
Sport

Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…

6 Korrik, 2026 9:36 pm
Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes
Bota

Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes

6 Korrik, 2026 9:26 pm
37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
Aktualitet

37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

6 Korrik, 2026 7:49 pm
Trump: Irani ka qenë afër marrëveshjes katër apo pesë herë
Bota

Trump pranon se i kërkoi FIFA-s të rishikojë pezullimin e Balogun

6 Korrik, 2026 7:27 pm
Zjarret përfshijnë Francën, Spanjën dhe Portugalinë, mijëra banorë evakuohen
Bota

Zjarret përfshijnë Francën, Spanjën dhe Portugalinë, mijëra banorë evakuohen

6 Korrik, 2026 6:27 pm
Trump: SHBA do ta përfundojnë luftën me Iranin “shumë shpejt”
Bota

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është shumë më afër nga sa e mendojnë njerëzit

6 Korrik, 2026 5:48 pm
Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, mbulohet nga tymi i zjarrit në Shijak
Aktualitet

Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, mbulohet nga tymi i zjarrit në Shijak

6 Korrik, 2026 5:46 pm
Belgjika paralajmëron betejë me FIFA-n për revokimin e kartonit të kuq të Balogun
Bota

Belgjika paralajmëron betejë me FIFA-n për revokimin e kartonit të kuq të Balogun

6 Korrik, 2026 4:25 pm
Rutte pas mbërritjes në Ankara: Trump shtyu aleatët të rrisin investimet në mbrojtje
Bota

Rutte pas mbërritjes në Ankara: Trump shtyu aleatët të rrisin investimet në mbrojtje

6 Korrik, 2026 4:22 pm
Zjarr në Koxhas të Shijakut, flakët përhapen me shpejtësi nga era
Aktualitet

Zjarr në Koxhas të Shijakut, flakët përhapen me shpejtësi nga era

6 Korrik, 2026 4:19 pm
Para
Çmimi i karburanteve, reagon Konfindustria: Të ulet edhe barra fiskale

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës dhe benzinës

Inteligjenca amerikane: Kina mund t’i furnizojë Iranit sisteme të avancuara radarësh

Inteligjenca amerikane: Kina mund t’i furnizojë Iranit sisteme të avancuara radarësh

Helmohen disa banorë në Bulqizë

Aksident në rrugën Milot–Rrëshen/ Humb jetën një person, tre të plagosur rëndë
















TE FUNDIT

Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…

Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…
6 Korrik, 2026

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka reaguar pas polemikave të krijuara rreth vendimit që i lejoi sulmuesit Folarin Balogun të...

Lexo më shumë

Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes

Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes
6 Korrik, 2026

Grupi militant palestinez Hamas njoftoi të hënën se ka shpërbërë administratën e tij në Gaza dhe se po përgatitet t’ia...

Lexo më shumë

37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
6 Korrik, 2026

Shënohen sot 37 ditë protestë kundër kryeministrit Rama. Ashtu si çdo ditë qytetarët janë mbledhur në orën 19:00 në sheshin...

Lexo më shumë

Trump pranon se i kërkoi FIFA-s të rishikojë pezullimin e Balogun

Trump: Irani ka qenë afër marrëveshjes katër apo pesë herë
6 Korrik, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se i ka kërkuar Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) të rishikojë vendimin për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}