Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria është në ditët më të mira

2024/11/27 at 8:38 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria është në ditët më të mira

Në prag të 112-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Tirana është bërë qendër e festimeve kombëtare, duke mirëpritur shqiptarë nga e gjithë bota. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, organizoi një pritje në Pallatin e Brigadave, ku morën pjesë përfaqësues të komuniteteve shqiptare nga brenda dhe jashtë kufijve.


Në fjalën e tij, Veliaj theksoi rëndësinë e unitetit kombëtar dhe pasurisë së traditave që bashkojnë shqiptarët. “Ky është një moment që përmbledh unitetin tonë kombëtar dhe pasqyron pasurinë e traditave tona. Jam vërtet shumë mirënjohës dhe krenar që unioni i bashkive shqiptare në rajon, është një union që lidh qytetet shqipfolëse të Ballkanit Perëndimor dhe luan një rol kyç të jashtëzakonshëm dhe të pazëvendësueshëm në realizimin e këtij vizioni Europian të qyteteve bashkësive të komuniteteve shqiptare dhe njëkohësisht Evropiane. Qytetet tona janë pasqyra e historisë tonë e një historie të pasur dhe, përmes këtyre aktiviteteve, ne synojmë që të nxisim një rritje të interesit për ta eksploruar dhe vlerësuar këtë pajë këtë pasuri të veçantë që ne kemi”, tha Veliaj.

Ai vlerësoi rolin e Unionit të Bashkive Shqiptare në rajon, duke e cilësuar si një platformë kyçe për forcimin e bashkëpunimit mes qyteteve shqipfolëse. Kreu i Bashkisë nënvizoi se ky bashkëpunim shkon përtej kufijve shtetërorë dhe forcon lidhjet kombëtare dhe evropiane. “Është ky bashkëpunim dhe unitet ai që na bën më të fortë dhe na ndihmon të përballemi me sfidat e përbashkëta. Ndaj dhe në emër të Bashkisë Tiranë dhe të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, ju falënderoj për praninë dhe ju uroj të gjithëve nga zemra gëzuar festën e Pavarësisë. Këtë 28 nëntor ne shqiptarët festojmë 112 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, është një nga ato ditë kur zemra na bëhet mal dhe kur shpirti na skuqet kuqezi dhe kur mendja e çdo shqiptari mendon njësoj dhe me zë të lartë thërret “O sa mirë me qenë shqiptar”. E ku ka më bukur se ditën e flamurit ta festojmë të gjithë së bashku këtu në Tiranë.

Kryetari i Bashkisë kujtoi momente historike nga rruga drejt pavarësisë, duke përmendur intervistat e Ismail Qemalit në prag të shpalljes së saj. Ai riktheu në kujtesë fjalët e Plakut të Vlorës mbi rëndësinë e ndjenjës kombëtare dhe unitetit mbi dallimet fetare dhe politike.

“Për Shqipërinë nuk ka kohë për të humbur, për Tiranën nuk ka kohë për të humbur, për Prishtinën nuk ka kohë për të humbur, për shqiptarët Arbëreshë nuk ka kohë për të humbur, për shqiptarët në Preshevë nuk ka kohë për të humbur, për shqiptarët në Mal të Zi nuk kaq kohë për të humbur është thirrja që na vjen pas 112 viteve sepse është nevoja urgjente për të bërë punë të mira, vepra të mira dhe për të krijuar komunitete të shëndosha në shqiptari kudo ku ne shërbejmë. Dhe prej kësaj kohe që të humbi për 600 vite lind një kohë e re. Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira. A na tremb një vështirësi? A tutemi, a tërhiqemi pas pas çdo sfide, pas çdo minorance të zhurmshme që nuk pëlqen një ndryshim një zhvillim një progres? Tutemi pas apo ndjekim shtegun më të vështirë, ndoshta rraskapitës por që në finale na çon në destinacion?! Falë njerëzve të mëdhenj që marrin në konsideratë vetëm gjëra të mëdha dhe pengesat që shfaqen dhe qëllimeve madhështore dinë tu japin prioritet, i shohin veç si vogëlima këto sfida që nuk meritojnë as të zihen me gojë. Ata që zgjedhin shtegun e vështirë dhe jo zgjedhjet e thjeshta dhe komode janë ata që e çojnë vendin, qytetin, komunitetin përpara”, nënvizoi Veliaj.

Në përfundim, Veliaj bëri thirrje për reflektim mbi të kaluarën dhe punë të përbashkët për të ardhmen:
“Ne sot pavarësisht ku gjendemi, cep e më cep, u festua dita e pavarësisë nga Antony Albanese në Australi e deri tek bashkia e Neë York-ut sot në mëngjes. Po unë besoj se fjala e Ismail beut është përgjigja më e saktë. Ne na bashkon kulti i Atdheut tonë të përbashkët. Gëzuar festën e pavarësisë, gëzuar festën e flamurit dhe rroftë Shqipëria, rrofshin shqiptarët kudo ku janë“, deklaroi Veliaj.

Për 28-29 nëntorin, Bashkia e Tiranës ka planifikuar një sërë aktivitetesh social kulturore. Për të dytin vit radhazi, këtë të enjte, Bashkia e Tiranës do të organizojnë paradën e shqiptarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku shqiptarë nga e gjithë bota do të bëhen bashkë në Tiranë në paradën e krenarisë.



Ju sugjerojmë

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
Politikë

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

16 Maj, 2025 10:47 pm
Sa paguhen deputetët në Gjermani?
Bota

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

16 Maj, 2025 10:19 pm
Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
Politikë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

16 Maj, 2025 10:01 pm
Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
Kryesore

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

16 Maj, 2025 9:47 pm
Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe
Aktualitet

Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe

16 Maj, 2025 9:39 pm
Këshilli Evropian ratifikon marrëveshjen, 5 miliardë euro ndihmë për Ukrainën
Rajoni

BE-ja: Veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri rrezikojnë rritjen e tensioneve

16 Maj, 2025 9:26 pm
Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës
Aktualitet

Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës

16 Maj, 2025 9:09 pm
CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë
-Jetë dhe Stil

CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë

16 Maj, 2025 8:44 pm
Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin
Politikë

Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin

16 Maj, 2025 8:33 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: SHBA i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

16 Maj, 2025 7:54 pm
Para
Patos/ Ishte duke punuar në një shtyllë të tensionit të lartë, punëtori bie nga lartësia dhe ndërron jetë

Familja e kishte shpallur të zhdukur, gjendet i pajetë në Durrës 35-vjeçari

Polonia propozon mbrojtjen e Detit Baltik nga flota detare

Polonia propozon mbrojtjen e Detit Baltik nga flota detare

Kërkoi hakmarrje për drejtuesin e programit “Stop”, bëmat e Pajtime Fetahut

Kërkoi hakmarrje për drejtuesin e programit “Stop”, bëmat e Pajtime Fetahut
















TE FUNDIT

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
16 Maj, 2025

Partia Demokratike çoi në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Ilirjan Celibashit, i cili urdhëroi vazhdimin dhe përfundimin e...

Lexo më shumë

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

Sa paguhen deputetët në Gjermani?
16 Maj, 2025

Bundestagu ka 630 deputetë, 100 më pak se ai i mëparshmi. Po si paguhen deputetët, sa janë të ardhurat e...

Lexo më shumë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
16 Maj, 2025

Forcat Ajrore shqiptare do të pajiset me kapacitete të avancuara mobile të vëzhgimit ajror, ndërkohë që bashkëpunimi dypalësh mes Shqipërisë...

Lexo më shumë

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
16 Maj, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas përmbylljes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com