Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj nderon ish-ambasadorin Arvizu me “Çelësin e Qytetit”: Avokat dhe promotor i përjetshëm i Shqipërisë 

2024/07/17 at 1:53 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj nderon ish-ambasadorin Arvizu me “Çelësin e Qytetit”: Avokat dhe promotor i përjetshëm i Shqipërisë 

Bashkia e Tiranës nderoi sot, në një ceremoni të posaçme, ish-ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu, me “Çelësin e Qytetit”, në shenjë mirënjohje për kontributin e tij gjatë shërbimit si diplomat në vendin tonë. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh i lumtur për rikthimin në kryeqytet të një miku të mirë për shqiptarët. 

 “Ka gjithmonë një arsye për t’u rikthyer në Shqipëri, e veçanërisht nga përtej Oqeanit. Akoma më veçanërisht në Shqipërinë dhe në Tiranën e sotme, e cila është shumë më ndryshe nga ajo që ishte. Kur ambasadori Arvizu u rikthye në Tiranë në vitin 2018, ne e shenjuam atë vizitë duke mbjellë një pemë, e cila sot është pema më e lartë midis Sahatit edhe Bibliotekës Kombëtare, si një simbol i lidhjes së përjetshme me Tiranën. Ajo pemë është rritur, sot bën hije, si për të na dëshmuar se rikthimet nuk bëhen kurrë një e shkuar sepse rikthime do të ketë gjithmonë”, tha ai.  

 Mandej, Veliaj tha se ambasadorët janë misionarë dhe kanë një titull të përjetshëm në vendet ku shërbejnë. “Kur je edhe avokat i përjetshëm i Shqipërisë dhe një kryepromotor i Tiranës, kur je dikush që na ka qëndruar pranë në ato ditët e errëta të 21 Janarit dhe ngjarjet që pasuan, nuk ka sesi ta mbyllësh misionin e ambasadorit vetëm me datën e pensionit. Ndaj, besoj që përgjigjja është: “Padyshim që po!” – më duket sikur është gati të përsërisë edhe z. Arvizu fjalët profetike të Faik Konicës. Rikthimi i tij këtu është dëshmi e pakundërshtueshme e kësaj fabule të përjetësisë. Nga ana jonë, dëshmohet e njëjta gjë sërish, përmes një simboli:  Kësaj here të ‘Çelësit të Tiranës’, me të cilin duam të shënjojmë këtë rikthim, dëshmia jonë e derës së hapur dhe çdo rikthim është i mirëpritur nga ne, për sa kohë që rikthimin nënkupton dashuri, vlerësim dhe besim”, tha kreu i Bashkisë.  

Ish-ambasadori Arvizu falenderoi kreun e Bashksië së Tiranës për vlerësimin dhe tha se pas 10 vitesh gjen një Tiranë totalisht të transformuar për mirë.  

“E pranoj me shumë modesti ‘Çelësin e Tiranës’. Këto ditë pashë Tiranën që ka ndryshuar kaq shumë. Kur u largova 10 vite më parë, kam thënë se jam shumë optimist për të ardhmen e Shqipërisë dhe e kisha me të vërtetë këtë. Ishte një pjesë e imja e cila, kishte pak dyshime për mënyrën se sa kohë do të zgjaste ky ndryshim, ky transformim. Nuk po them që të gjitha janë fantastike, të shkëlqyera, por pas disa ditësh në Tiranë ndihem shumë, shumë më mirë. Ndihem me më shumë besim, kam më shumë besim se sa kisha 10 vite më parë kur u largova. Shqipëria do të jetë shumë mirë, në rrugë të mbarë, dhe ju do të gjeni rrugën tuaj me vendimet tuaja. Kam shpresë që miqtë e mi përtej oqeanit, jashtë Shqipërisë, të cilët duan më të mirën për ju, kanë besim tek ju për të marrë vendimet e duhura. Nuk duhet ta marrin ata vendimin, ata do iu mbështesin juve, kurse ju jeni vendimmarrësit dhe ju do merrni vendimin e duhur”, tha Arvizu. 

Në fjalën e tij, Veliaj renditi edhe kontributet më të rëndësishme të ish-ambasadorit Arvizu për qytetin dhe Shqipërinë, gjatë mandatit si ambasador i SHBA. Ai tha se Ambasadori Arvizu luajti një rol vendimtar në promovimin e reformave politike, duke inkurajuar bashkimin dhe transparencën politike, të cilat ishin thelbësore për përparimin e vendit drejt integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe kontribuoi në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, përmes përpjekjeve në nxitjen e bashkëpunimit dhe partneritetit në të gjitha fushat. 

Ju sugjerojmë

Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
Aktualitet

‘Episodi i 7’/Berisha:Licencat për kanabisin, si u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

8 Qershor, 2025 3:55 pm
Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit
Bota

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit

8 Qershor, 2025 3:30 pm
“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…
Kryesore

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…

8 Qershor, 2025 3:20 pm
“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
Aktualitet

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

8 Qershor, 2025 3:04 pm
Apeli zbardh arsyet pse mbeti në qeli Erion Veliaj: Ka pushtetin për të zhdukur provat
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë, nesër para Apelit të GJKKO

8 Qershor, 2025 2:51 pm
Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit
Kronikë

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit

8 Qershor, 2025 2:36 pm
Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
Rajoni

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston

8 Qershor, 2025 2:28 pm
Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
Aktualitet

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

8 Qershor, 2025 2:10 pm
Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
Kryesore

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

8 Qershor, 2025 1:51 pm
Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
Kryesore

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

8 Qershor, 2025 1:47 pm
Para
Historia, kulinaria e Alpet, atraksion për europianët

Historia, kulinaria e Alpet, atraksion për europianët

Drejtoresha e SHISH raporton te ‘Siguria’: Shërbimet serbe e ruse, qëndrime armiqësore ndaj nesh

Drejtoresha e SHISH raporton te ‘Siguria’: Shërbimet serbe e ruse, qëndrime armiqësore ndaj nesh

“Çfarë jeni ju, pronar jeni këtu?”/ Salianji debaton me Naçon te “Siguria”: Bëni punën tuaj

“Çfarë jeni ju, pronar jeni këtu?”/ Salianji debaton me Naçon te “Siguria”: Bëni punën tuaj

TE FUNDIT

‘Episodi i 7’/Berisha:Licencat për kanabisin, si u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
8 Qershor, 2025

Kreu i Partisë  Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, e cila sipas kryedemokratit lidhet me...

Lexo më shumë

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit
8 Qershor, 2025

Ministri i Inteligjencës së Iranit ka deklaruar se së shpejti do të bëhet publike një sasi e madhe dokumentesh sekrete...

Lexo më shumë

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…
8 Qershor, 2025

Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot gjallëri, fshati piktoresk Godolesh, i vendosur mes kodrave të gjelbra të Elbasanit, hapi...

Lexo më shumë

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
8 Qershor, 2025

“Plazhet në Rivierën Shqiptare po bëhen gjithnjë e më të populluara, por nëse shkoni më në brendësi të vendit, do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com