Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj inspekton mjediset e reja të Kolegjit të Europës dhe konviktet për studentët: Hapësira me standarde europiane

2024/08/20 at 5:46 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj inspekton mjediset e reja të Kolegjit të Europës dhe konviktet për studentët: Hapësira me standarde europiane

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet në mjediset e reja të godinës “Liria” në Qytetin Studenti, ku do të funksionojë përkohësisht Kolegji i Europës, si dhe vizitoi konviktin e transformuar, me kushte bashkëkohore, për studentët.

“Jam entuziast që Bashkia e Tiranës ka qenë një partner lokal për Kolegjin e Europës dhe rektorja Mogherini e ka pasur me shumë merak, që të jemi në afat, dhe besoj se jemi në afat. Kemi bërë një kolegj me standarde të BE-së në kohë rekord. Sigurisht, kjo është një seli e përkohshme e kolegjit, përpara se të vijë ndërtesa ultramoderne, për të cilën edhe Kryeministri, gjithë qeveria, po mobilizohet për ta përgatitur. Por, besoj se 2-3 vitet e para do operojmë këtu”, u shpeh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se ndihet krenar dhe mezi pret që tre studentët shqiptarë të Kolegjit të Europës, të cilët kanë marrë bursa nga Bashkia e Tiranës, të jenë diplomatë të ardhshëm dhe ta çojnë sa më lart Shqipërinë.

“Më vjen mirë që kontributi i Bashkisë së Tiranës janë edhe tre bursat për tre studentë shqiptarë, të cilët i mbajmë më afër zemrës sonë, se e dimë që do jetë një investim, jo një shpenzim. Ne kemi investuar në tre talente, të cilët me gjasë do të jenë diplomatë të ardhshëm dhe do të çojnë lart Shqipërinë, në këtë ambicie të jashtëzakonshme, duke ngritur flamurin, siç e ngritëm në Paris, por për ta ngritur tani në një tjetër komunitet, atë të Bashkimit Evropian”, deklaroi ai.

Veliaj iu bëri thirrje qytetarëve të Tiranës që t’u ofrojnë të njëjtën mikpritjen edhe studentëve të Kolegjit të Europës, nga 21 shtete të ndryshme, që do të vijnë në Shqipëri.

“Studentëve duam t’u ofrojmë të njëjtën mikpritje që u kemi ofruar të gjithë turistëve, por këta janë ‘turistë’ me kohë më të gjatë. Vijnë nga 21 shtete të ndryshme dhe duam që të kenë një shije të Tiranës, jo si turistë të përkohshëm, që shkojnë e vijnë, por si rezidentë. Konviktet janë të njëjta me ato që ku do jetojnë edhe studentët tanë. Për mbi 600 studentë përfshirë, edhe 32 të Kolegjit të Europës, do kemi të njëjtin trajtim në konvikte të reja, që janë bërë me kontributin e KfW. Kjo më bën të ndihem vërtet krenar sepse nuk kemi bërë një punë me dy standarde. Punojmë me të njëjtin standard, ofrojmë të njëjtat kushte, ashtu siç kemi bërë shkollat e bukura në Tiranë, ashtu kemi bërë edhe Kolegjin Evropës, në këtë ambient të godinës ‘Iliria’”, u shpreh ai.

Kampusi i Kolegjit të Evropës në Tiranë do të ofrojë një program akademik me standarde evropiane për studentët dhe profesionistët nga Shqipëria, rajoni i Ballkanit Perëndimor, BE dhe më gjerë.

Ju sugjerojmë

Si mund të ndikojë konflikti Izrael-Iran në luftën e Rusisë kundër Ukrainës?
Bota

Si mund të ndikojë konflikti Izrael-Iran në luftën e Rusisë kundër Ukrainës?

16 Qershor, 2025 4:42 pm
U martua me 13-vjeçaren rome dhe u bë me fëmijë, fiton lirinë Dritson Kurti
Aktualitet

U martua me 13-vjeçaren rome dhe u bë me fëmijë, fiton lirinë Dritson Kurti

16 Qershor, 2025 4:34 pm
Konflikti Izrael-Iran/ Ekspertët: Ari i zi në tregje, i paqëndrueshëm
Bota

Konflikti Izrael-Iran/ Ekspertët: Ari i zi në tregje, i paqëndrueshëm

16 Qershor, 2025 4:21 pm
Dhërmi/Sekuestrohen kanabis, kokainë dhe tableta ekstazi, në pranga dy të huaj
Aktualitet

Dhërmi/Sekuestrohen kanabis, kokainë dhe tableta ekstazi, në pranga dy të huaj

16 Qershor, 2025 4:18 pm
Samiti i SEECP/ Begaj: Shqipëria, me ritëm të shpejtë drejt integrimit evropian
Aktualitet

Samiti i SEECP/ Begaj: Shqipëria, me ritëm të shpejtë drejt integrimit evropian

16 Qershor, 2025 4:03 pm
“Ju kanë urdhëruar bandat”/ Albana Vokshi: S’ma mbyllni dot gojën! Turp që…
Aktualitet

“Ju kanë urdhëruar bandat”/ Albana Vokshi: S’ma mbyllni dot gojën! Turp që…

16 Qershor, 2025 3:47 pm
Shkolla Verore/ Manastirliu: Përfitojnë mbi 1 mijë fëmijë, 150 mësues të angazhuar
Aktualitet

Shkolla Verore/ Manastirliu: Përfitojnë mbi 1 mijë fëmijë, 150 mësues të angazhuar

16 Qershor, 2025 3:29 pm
Tabaku kërkon debat për zgjedhjet/ Balla: Me rinumërimin s’po ju del asgjë
Aktualitet

Tabaku kërkon debat për zgjedhjet/ Balla: Me rinumërimin s’po ju del asgjë

16 Qershor, 2025 3:16 pm
Presidenti Bajram Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP
Aktualitet

Presidenti Bajram Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP

16 Qershor, 2025 3:07 pm
Dhunuan fizikisht drejtuesin e automjetit, pezullohen nga detyra tre policë
Aktualitet

Arratiset i ndaluari/ AMP pezullon nga detyra 3 punonjës policie në Elbasan

16 Qershor, 2025 2:57 pm
Para
Gjermania do të përdorë pasuritë e ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën

Gjermania do të përdorë pasuritë e ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën

“Veto ndaj njohjes së Kosovës”, Daçiç: Sanksionet kundër Rusisë dëmtojnë Serbinë

Daçiç: Kemi informacione për personin që ka kërcënuar ambasadat serbe

Kërcënimi rus dhe bjellorus, Lituania fillon ndërtimin e bazës ushtarake gjermane

Kërcënimi rus dhe bjellorus, Lituania fillon ndërtimin e bazës ushtarake gjermane

TE FUNDIT

Si mund të ndikojë konflikti Izrael-Iran në luftën e Rusisë kundër Ukrainës?

Si mund të ndikojë konflikti Izrael-Iran në luftën e Rusisë kundër Ukrainës?
16 Qershor, 2025

Pas bisedës telefonike më 14 qershor, që u përqendrua në shpërthimin e luftimeve në Lindjen e Mesme, presidenti amerikan, Donald...

Lexo më shumë

U martua me 13-vjeçaren rome dhe u bë me fëmijë, fiton lirinë Dritson Kurti

U martua me 13-vjeçaren rome dhe u bë me fëmijë, fiton lirinë Dritson Kurti
16 Qershor, 2025

Gjykata e Shkallës së Parë së Korçës, ka shpallur fajtor 21-vjeçarin, Dritson Kurti, pēr veprën penale “marrëdhënie seksuale me tē...

Lexo më shumë

Konflikti Izrael-Iran/ Ekspertët: Ari i zi në tregje, i paqëndrueshëm

Konflikti Izrael-Iran/ Ekspertët: Ari i zi në tregje, i paqëndrueshëm
16 Qershor, 2025

Çmimet e naftës mbeten të paqëndrueshme nga sulmet e Izraelit dhe Iranit. Ka ende shqetësime nga ekspertët se konflikti mund...

Lexo më shumë

Dhërmi/Sekuestrohen kanabis, kokainë dhe tableta ekstazi, në pranga dy të huaj

Dhërmi/Sekuestrohen kanabis, kokainë dhe tableta ekstazi, në pranga dy të huaj
16 Qershor, 2025

Pas kontrolleve intensive në zonat bregdetare, goditen  2 raste të shitjes së lëndëve narkotike në Dhërmi. Si rezultat i kontrolleve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com