TIRANË- Në projektbuxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2016 ka edhe disa detaje interesante, siç është rroga e kryebashkiakut. Erjon Veliaj mes shumë punëve për bashkinë ka bërë edhe një punë për vete.
Nga viti i ardhshëm ai do të paguhet 174 mijë lekë (të reja) në muaj, pse 9 mijë lekë më shumë se paraardhësi i tij, Lulzim Basha.
Sakaq hartuesit e buxhetit kanë menduar edhe për armatën e nënkryetarëve të bashkisë së Tiranës, rroga e të cilëve bëhet 140 mijë lekë në muaj. Urime!