Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj i përgjigjet PD-së, pyet dy ambasadorët nëse isha në Paris

2017/01/18 at 6:05 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/ Veliaj kryebashkiaku që ha thonjtë, ja përgjigja e tij kur e pyesin për jetën seksuale

Bashkia e Tiranës ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar nga Partia Demokratike, ditën e sotme, për udhëtimin sekret të kryebashkiakut Erion Veliaj me avion privat drejt Parisit.


Në një reagim për mediat, Bashkia e Tiranës, ka theksuar se ditën e hënë, datë 16 Janar, 2017, kryetari Veliaj ka qenë në krye të detyrës dhe nuk ka udhëtuar në asnjë moment jashtë Tiranës, e jo më drejt Parisit.

Sipas saj, kjo e dhënë, faktohet shumë lehtë, duke qenë se kryebashkiaku Veliaj ka pasur dy aktivitete publike atë ditë: vizitë në shkollën “4 Dëshmorët”, si dhe pjesëmarrjen në konferencën “Ngritja e kapaciteteve të Shërbimit Social Shtetëror dhe në kuadër të sistemit të ri të shërbimeve”, organizuar nga Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi në “Hotel Doro”.

“Gjithashtu, ditën e Hënë, Veliaj ka pasur edhe dy takime të rëndësishme me dy Ambasadorë të akredituar në Tiranë: Ambasadorin e OSBE-së, z. Bernd Borschardt dhe ambasadorin e Austrisë, z. Johan Sattler”, theksohet në reagimin e Bashkisë.

Bashkia e Tiranës, i ka kërkuar PD-së, për takimet në fjalë, t’a vërtetojë qoftë me drejtuesit e shkollës “4 Dëshmorët”, qoftë me dy ambasadorët Borchardt dhe Sattler, si dhe me Ministrin Klosi.

“Kjo luftë qesharake me Bashkinë e Tiranës për punë që ndodhin çdo ditë e që i prekin të gjithë, vetëm sa tregon sa poshtë ka rënë Partia Demokratike në prag të humbjes së saj spektakolare në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë”, thekson ajo.

Për transparencë, Bashkia e Tiranës, ka botuar axhendën e ditës së Hënë, datë 16 Janar, 2017, të kryetarit Veliaj, si dhe të gjitha linqet e kronikave të aktivitetit me Ministrin Klosi, ku mediat ishin prezente.

axhenda 1axhenda 2

Reagimi i plotë i Bashkisë së Tiranës, si më poshtë vijon: 

“Ditë pas dite, në sytë e opinionit publik Partia Demokratike po faktohet si një parti, e cila po lundron në kufijtë e qesharakes.

Në përgjigje të Partisë Demokratike, po e ripërsërisim se ditën e Hënë, datë 16 Janar 2017, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka qenë në krye të detyrës dhe nuk ka udhëtuar në asnjë moment jashtë Tiranës, e jo më drejt Parisit. Kjo faktohet shumë lehtë, duke qenë se z. Veliaj ka pasur dy aktivitete publike atë ditë, vizitën në shkollën “4 Dëshmorët”, si dhe mori pjesë në konferencën “Ngritja e kapaciteteve të Shërbimit Social Shtetëror dhe në kuadër të sistemit të ri të shërbimeve”, organizuar nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, në “Hotel Doro”.

Gjithashtu, ditën e Hënë, z. Veliaj ka pasur edhe dy takime të rëndësishme me dy Ambasadorë të akredituar në Tiranë: Ambasadorin e OSBE-së, z. Bernd Borschardt dhe ambasadorin e Austrisë, z. Johan Sattler.

E sfidojmë Partinë Demokratike ta provojë qoftë me drejtuesit e shkollës “4 Dëshmorët”, qoftë me dy ambasadorët e nderuar Borchardt dhe Sattler, qoftë me Ministrin Klosi, për takimet në fjalë.

Na vjen keq që një parti, e cila kërkon të qeverisë vendin nesër, sot është përpjekur dy herë të mashtrojë opinionin publik.

Për transparencë, po botojmë axhendën e ditës së Hënë, datë 16 Janar 2017, të kryetarit Veliaj, si dhe të gjitha linqet e kronikave të aktivitetit me Ministrin Klosi, ku mediat ishin prezente.

Kjo luftë qesharake me Bashkinë e Tiranës për punë që ndodhin çdo ditë e që i prekin të gjithë, vetëm sa tregon sa poshtë ka rënë Partia Demokratike në prag të humbjes së saj spektakolare në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë”. 

Partia Demokratike, ditën e sotme, ka denoncuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se dy ditë më parë, 16 Janar, 2017, ka udhëtuar me avion privat për në Paris, fluturim që e ka fshehur.

Përmes Grida Dumës, PD i ka drejtuar Veliajt disa pyetje përse nuk ka treguar qëllimin e kësaj vizite dhe përse gënjeu kur deklaroi vetëm udhëtimin në Itali.

Sipas Grida Dumës, Veliaj udhëtoi në Paris me nënkryetarin e Bashkisë Tiranë Arbër Mazniku dhe Juli Dhamon, drejtoreshën e Agjencisë së Turizimin. Në këtë fluturim ata shoqëroheshin nga biznesmeni Artan Sheqeri, sipas PD.

Linqet e publikuara nga Opinion.al:

Me çarter në Paris/ Kush gënjen Grida Duma apo Erion Veliaj?

Me çarter në Paris/ Duma nxjerr emrin: Ja biznesmeni që sponsorizoi Veliajn

 

 

 



Ju sugjerojmë

Kush janë biznesmenët e njohur që i janë lëshuar urdhër-arresti nga SPAK
Kronikë

Kush janë biznesmenët e njohur që i janë lëshuar urdhër-arresti nga SPAK

12 Qershor, 2026 10:56 am
Vrasja e komandantit të marinës iraniane, Netanyahu: Kishte shumë gjak në duar
Bota

Netanyahu distancohet nga marrëveshja SHBA-Iran: Izraeli nuk është pjesë e…

12 Qershor, 2026 10:21 am
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Tentohet të vidhet banka në Shkozë, autori kapet nga policia

12 Qershor, 2026 9:53 am
Protesta/ Berisha: Kundërshtari nuk do e mësojë online skenarin tonë
Kryesore

Iu hoq non-grata nga SHBA, Berisha falënderon administratën Trump

12 Qershor, 2026 9:24 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

12 Qershor, 2026 8:05 am
Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?
Bota

Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?

11 Qershor, 2026 10:39 pm
Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA
Bota

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA

11 Qershor, 2026 9:46 pm
Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026
Sport

Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026

11 Qershor, 2026 9:11 pm
Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029
Sport

Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029

11 Qershor, 2026 8:54 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump anulon sulmet ndaj Iranit: Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti

11 Qershor, 2026 8:27 pm
Para
Pas humbjes së Ergi Dinit, e motra detyrohet të japë një lajm jo të mirë

Barbana Dini thirrje Tahirit: Vini para përgjegjësisë perversin që abuzoi me emrin e vëllait tim

Kapiteni i Tiranës rrëzohet në dush, me urgjencë në spital

Kapiteni i Tiranës rrëzohet në dush, me urgjencë në spital

Ish-presidenti George H.W. Bush shtrohet në spital

Ish-presidenti George H.W. Bush shtrohet në spital
















TE FUNDIT

Kush janë biznesmenët e njohur që i janë lëshuar urdhër-arresti nga SPAK

Kush janë biznesmenët e njohur që i janë lëshuar urdhër-arresti nga SPAK
12 Qershor, 2026

SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë zhvilluar një operacion të gjerë për goditjen e një grupi kriminal të...

Lexo më shumë

Netanyahu distancohet nga marrëveshja SHBA-Iran: Izraeli nuk është pjesë e…

Vrasja e komandantit të marinës iraniane, Netanyahu: Kishte shumë gjak në duar
12 Qershor, 2026

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se Izraeli nuk është palë në memorandumin e mirëkuptimit të raportuar mes Shteteve të...

Lexo më shumë

Tentohet të vidhet banka në Shkozë, autori kapet nga policia

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
12 Qershor, 2026

Një tentativë për vjedhje është regjistruar në zonën e Shkozës në Tiranë, ku objektiv i autorit ka qenë filiali i...

Lexo më shumë

Iu hoq non-grata nga SHBA, Berisha falënderon administratën Trump

Protesta/ Berisha: Kundërshtari nuk do e mësojë online skenarin tonë
12 Qershor, 2026

Në një reagim në rrjetet sociale kryedemokrati Sali Berisha bën me dije se pas një rishqyrtimi të thelluar nga DASH,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}