Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj i jep medaljen e Mirënjohjes së Qytetit kreut të Bordit të AADF, Michael Granoff

2022/10/10 at 12:47 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj i jep medaljen e Mirënjohjes së Qytetit kreut të Bordit të AADF, Michael Granoff

Veliaj nderon me medaljen e Mirënjohjes së Qytetit kreun e Bordit të AADF, Michael Granoff: “Vijojmë bashkëpunimin, marrëdhënia jonë me SHBA speciale”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nderoi sot me medaljen e Mirënjohjes së Qytetit, kreun e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Michael Granoff.

Në ceremoninë e zhvilluar në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Veliaj tha se Granoff është personifikimi i raporteve të shkëlqyera të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përkrahjes së tyre, veçanërisht në momente të vështira të vendit, përfshirë edhe sulmet e fundit kibernetike.

Kryebashkiaku nënvizoi se projektet e realizuara bashkë me AADF-në, e forcojnë edhe më shumë miqësinë mes Shqipërisë dhe SHBA.

“Një gjysmë urë nuk mund të rrijë dot në këmbë, ndaj besoj se duhet t’ia forcojmë këmbët urës së bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA. Projektet që realizojmë bashkë me AADF janë si ato kavot që na lidhin me njëri-tjetrin, që na e bëjnë më të fortë dhe më të sinqertë marrëdhënien tonë. Së bashku po vizatojmë një të ardhme më të sigurt për fëmijët tanë dhe gjeneratat që do të vijnë. Jam shumë i lumtur që para pak ditësh Kongresi Amerikan hartoi një rezolutë për Shqipërinë, për të reflektuar mbi sulmet e fundit që kemi pasur nga Irani dhe forcave të errëta që nuk i duan të mirën vendit tonë dhe fakti se SHBA-të janë sërish të parët që na japin këtë lloj mbështetjeje, na bën të ndihemi të sigurt, na bën të bindur se kemi marrë vendimin e duhur në këtë raport special mes SHBA, Tiranës dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim”, tha Veliaj.

Ai theksoi se falë këtij bashkëpunimi është bërë i mundur jetëzimi i Pazarit të Ri dhe hapja e TUMO-s.

“Kemi marrë vendime, kemi ecur shpejtë, për t’u siguruar se disa nga punët e mira që bëmë së bashku me AADF në Tiranë, siç ishte Pazari i Ri, dhe shumë të tjera në vijim, u përshtaten nevojave të kohës dhe punëve të së ardhmes. Kjo është arsyeja pse kemi qenë shumë seriozë duke hapur një qendër si TUMO, një oaz dijeje ku mësojnë fëmijët e këtij qyteti, të përgatiten për punët e së ardhmes, për ato punë që paguajnë më mirë, që nuk kërkojnë që dikush të lërë vendin për të punuar, për ato punë që mund të bëhen duke i marrë aftësitë pa qenë detyrimisht i detyruar për ta kërkuar këtë në një universitet, apo në një shtet tjetër. Sot jam shumë krenar që kemi arritur t’i mundësojmë të gjitha këto punë me çmime të ulëta, dhe disa herë me bursa për ata që janë në nevojë. Unë besoj se ka qenë një histori suksesi”, tha ai.

 Nga ana e tij kreu i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff siguroi se shumë punë të mira do bëhen edhe në të ardhmen.

“Për mua çdo gjë është për të ardhmen: zgjedhjet janë për të ardhmen, njerëzit mendojnë për jetën dhe gjithmonë mendojnë për të ardhmen e jetës së tyre. Edhe ne duhet të mendojmë për gjërat që kemi bërë dhe shpresoj që ajo që do të kemi mundësi t’i zgjerojmë ato, t’i bëjmë edhe më mirë, por gjithashtu të flasim edhe për gjerat e së ardhmes, se çfarë mund të bëjmë tjetër, si të realizojmë punë që të tjerët nuk i bëjnë dot”, deklaroi Granoff.

Falë mbështetjes së Fondit Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim në Shqipëri janë realizuar një sërë projektesh të rëndësishme, si transformimi i Pazarit të Ri, Piramidës, hapja e qëndrës TUMO, Akademisë së Zhvillimit të Softuerit nga Protik Center, ElementIT project, Crimson Finance Fund Albania dhe programi i bursave LEAD Albania.

Ju sugjerojmë

Përplasjet në Lindjen e Mesme, Gerta Zaimi shpjegon lëvizjet e Izraelit
-U tha në Opinion

Përplasjet në Lindjen e Mesme, Gerta Zaimi shpjegon lëvizjet e Izraelit

16 Qershor, 2025 11:20 pm
Redi Shehu në Opinion: Rreziku më i madh është Izraeli, Irani ishte i kontrollueshëm
-U tha në Opinion

Redi Shehu në Opinion: Rreziku më i madh është Izraeli, Irani ishte i kontrollueshëm

16 Qershor, 2025 11:07 pm
Tensionet në Lindjen e Mesme, Buzhala: Irani ka në plan zhdukjen e Izraelit!
-U tha në Opinion

Tensionet në Lindjen e Mesme, Buzhala: Irani ka në plan zhdukjen e Izraelit!

16 Qershor, 2025 10:57 pm
Netanyahu: Eleminimi i Khamenein do t’i jepte fund konfliktit me Iranin
Bota

Netanyahu: Eleminimi i Khamenein do t’i jepte fund konfliktit me Iranin

16 Qershor, 2025 10:25 pm
Donald Trump: Mund të shqyrtojmë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë
Bota

Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh

16 Qershor, 2025 10:12 pm
Samiti në Tiranë, Begaj flet për refuzimin e deklaratës nga Serbia dhe Bosnja
Politikë

Samiti në Tiranë, Begaj flet për refuzimin e deklaratës nga Serbia dhe Bosnja

16 Qershor, 2025 9:55 pm
Autori i lirë prej 14 vitesh!Si u manipulua vrasja e 58-vjeçarit në Vloçisht
Aktualitet

Autori i lirë prej 14 vitesh!Si u manipulua vrasja e 58-vjeçarit në Vloçisht

16 Qershor, 2025 9:09 pm
Netanyahu: Kemi informacione nga Inteligjenca, Irani mashtron në negociatat ne SHBA
Bota

Netanyahu: Kemi informacione nga Inteligjenca, Irani mashtron në negociatat ne SHBA

16 Qershor, 2025 9:00 pm
Presidentja Osmani: Serbia u shpreh kundër heqjes së masave të BE ndaj Kosovës
Rajoni

Presidentja Osmani: Serbia u shpreh kundër heqjes së masave të BE ndaj Kosovës

16 Qershor, 2025 8:48 pm
Eksperti: Irani do të godiste Shqipërinë me raketa, ja qyteti që ishte shënjestruar
Aktualitet

Eksperti: Irani do të godiste Shqipërinë me raketa, ja qyteti që ishte shënjestruar

16 Qershor, 2025 8:37 pm
Para
Berisha: Rama dhe Tahiri kanë kryer krime kundër njerëzimit në Lazarat

Berisha: Rama dhe Tahiri kanë kryer krime kundër njerëzimit në Lazarat

“Skënder Gjinushi matrapaz”, Berisha: I shiti partinë Ramës për postin e Akademisë

"Skënder Gjinushi matrapaz", Berisha: I shiti partinë Ramës për postin e Akademisë

Atentat shqiptarit në Itali, 39-vjeçari qëllohet me 7 plumba

Atentat shqiptarit në Itali, 39-vjeçari qëllohet me 7 plumba

TE FUNDIT

Përplasjet në Lindjen e Mesme, Gerta Zaimi shpjegon lëvizjet e Izraelit

Përplasjet në Lindjen e Mesme, Gerta Zaimi shpjegon lëvizjet e Izraelit
16 Qershor, 2025

Lindja e Mesme është rindezur nga një tjetër konflikt pas sulmeve izraelite kundrejt Iranit. Izraeli ka deklaruar disa sulme në...

Lexo më shumë

Redi Shehu në Opinion: Rreziku më i madh është Izraeli, Irani ishte i kontrollueshëm

Redi Shehu në Opinion: Rreziku më i madh është Izraeli, Irani ishte i kontrollueshëm
16 Qershor, 2025

Analisti Redi Shehu shprehet se në luftën më të re që ka shpërthyer prej katër ditësh, Izraeli është rreziku më i madh,...

Lexo më shumë

Tensionet në Lindjen e Mesme, Buzhala: Irani ka në plan zhdukjen e Izraelit!

Tensionet në Lindjen e Mesme, Buzhala: Irani ka në plan zhdukjen e Izraelit!
16 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, në Tv Klan po diskutohet lidhur me përplasjet në Lindjen e Mesme, mes  Izraelit...

Lexo më shumë

Netanyahu: Eleminimi i Khamenein do t’i jepte fund konfliktit me Iranin

Netanyahu: Eleminimi i Khamenein do t’i jepte fund konfliktit me Iranin
16 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu nuk i ka përjashtuar planet për të vrarë liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com