Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj organizoi homazhe në nder të 555-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Veliaj shprehet se Skënderbeu vuri themelet e shtetit shqiptar në Kuvendin e Lezhës.
“Pasi mbrojti lirinë e popullit dhe kombit shqiptar për 25 vjet me radhë Gjergj Kastrioti Skënderbeu vuri themelet e shtetit shqiptar në Kuvendin e Lezhës”, -shkruajti ditën e sotme Veliaj.
Kryebashkiaku ka vendosur një kurorë me lule në nderim të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, pranë memorialit të tij në Sheshin “Skënderbej.
“Në 555-vjetorin e vdekjes, nderojmë Heroin Kombëtar, Gjergj Kastrioti SKËNDERBEU! Përulemi me respekt para veprës së tij”,– ka thënë Veliaj./Opinion.al