Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj: Ende shoh njerëz që thonë; jo kush është i ardhur, jo kush është konviktor

2022/11/01 at 8:55 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj: Ende shoh njerëz që thonë; jo kush është i ardhur, jo kush është konviktor

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është ndalur sërish tek protesta e pedagogove, ndërsa tha se ky nuk është momenti për t’i lënë fëmijët pa shkollë.

“Unë nuk e di si ndihet një prind që, pasi nuk u bë një vit shkollë prej tërmetit, dhe një vit prej pandemisë, tani shohin këtë protestë. I rikuperojmë dot vitet e jetës akademike, kur dikush bën grevë tani që fillon shkolla? Ndërkohë, e kishim gjithë verën për të diskutuar për këto. Nuk i heq meritat askujt, edhe pse i njoh të gjithë, ambiciet e tyre politike, garën që po afron, kush e kush të dalë më i zellshëm edhe brenda një grupi politik. Pyetja është: A eshte ky momenti për të lënë fëmijët pa shkollë? A ka prind që thotë: derisa fëmija im nuk shkoi në shkollë tre vite, mos të shkojë as këtë vit? E dyshoj shumë këtë! Qofsh i majtë apo i djathtë, te fëmija nuk fal njeri. Unë besoj se në disa tema duhet të bëjmë super debat, edhe për artin, edhe kulturën, se ka disa gjëra që mund t’i bëjmë më mire, janë disa gjëra që nuk ka diskutim që duhet të fokusohemi, si arsimi cilësor. Por, ta kalojmë njëherë këtë krizë, pastaj gjejmë kohën e duhur për debat”, u shpreh Veliaj.

Ndërsa Bashkia e Tiranës nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Teatrin e Operas dhe Baletit duke i shtuar kartës së studentit një tjetër shërbim (pas vendimit për abonetë falas për studentët, si dhe subvensionimin 50% të kostos së konvikteve), Veliaj tha se është shumë e rëndësishme që në shërbimet që u ofrohen studentëve të ketë edhe lehtësira të tilla, siç janë aktivitetet kulturore.

“Kur të shkruhet historia e këtij vendi, për secilin prej nesh do të pyetet: Nëse kontribuam për sherr, duke provokuar njëri-tjetrin, apo ishim ura bashkëpunimi, për të gjetur gjuhën dhe për të ndarë se çfarë është e rëndësishme tani? Me Kartën e Studentit ne ofrojmë jo vetëm shërbime fizike me kosto të ulëta, por edhe mundësi për të ndjekur aktivitete kulturore, që janë për shpirtin dhe mendjen”, tha Veliaj.

Ndërkohë kryebashkiaku nuk harroi sërish të flasë për të ardhurit duke ju përgjigjur edhe një herë deputetit Këlliçi që tashmë garojë  në primaret e PD, për kanidat i bashkisë së Tiranës në këto zgjedhje.

“Unë jam kryetari i bashkisë dhe ende shoh njerëz që thonë, jo kush është i ardhur, jo kush është konviktor. Si duhet të ndihet për këtë një student që vjen nga Këlcyra ose nga Kopliku, apo Memaliaj e Maqellara?”, u shpreh kryebashkiaku./Opinion.al

.

Ju sugjerojmë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë, dënohet me 25 vite burg 34-vjeçari

3 Shkurt, 2026 9:21 am
Mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani
Bota

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani

3 Shkurt, 2026 9:06 am
PD u tërhoq për “Territorialen”, PS duhet të heqë nga rendi zhbërjen e barazisë
Kryesore

PD u tërhoq për “Territorialen”, PS duhet të heqë nga rendi zhbërjen e barazisë

3 Shkurt, 2026 8:35 am
Çifti Clinton pranon të dëshmojnë në hetimin e Kongresit për Jeffrey Epstein
Bota

Çifti Clinton pranon të dëshmojnë në hetimin e Kongresit për Jeffrey Epstein

3 Shkurt, 2026 8:31 am
Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
Kryesore

Parashikimi i motit, 3 Shkurt 2026

3 Shkurt, 2026 8:29 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

3 Shkurt, 2026 8:28 am
Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…
Emisionet

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…

2 Shkurt, 2026 10:58 pm
Trump pritet të vizitojë Greqinë
Bota

Trump pritet të vizitojë Greqinë

2 Shkurt, 2026 10:51 pm
Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit
-U tha në Opinion

Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit

2 Shkurt, 2026 10:38 pm
Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka
Kronikë

Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka

2 Shkurt, 2026 10:06 pm
Para
Ndihmoi policinë për arrestimin e djalit të saj përdhunues,nëna e 45-vjeçarit: Më fali…

Ndihmoi policinë për arrestimin e djalit të saj përdhunues,nëna e 45-vjeçarit: Më fali...

Video/ Prostitucion te lulishtja e pallatit: 30 mijë Lekë në makinë, 50 mijë në hotel

Video/ Prostitucion te lulishtja e pallatit: 30 mijë Lekë në makinë, 50 mijë në hotel

Negociatat për bashkim dështuan, Berisha: Alibeaj e ka derën e hapur

Negociatat për bashkim dështuan, Berisha: Alibeaj e ka derën e hapur

TE FUNDIT

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë, dënohet me 25 vite burg 34-vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
3 Shkurt, 2026

Është dënuar me 25 vite burg 34-vjeçari që porositi një vrasje të mbetur në tentativë për gjakmarrje. Sipas uniformave blu,...

Lexo më shumë

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani
3 Shkurt, 2026

Në një klasë në Chennai të Indisë, rreth 20 infermierë po mësojnë gjermanisht me një shpejtësi të madhe. Ato kanë gjashtë...

Lexo më shumë

PD u tërhoq për “Territorialen”, PS duhet të heqë nga rendi zhbërjen e barazisë

PD u tërhoq për “Territorialen”, PS duhet të heqë nga rendi zhbërjen e barazisë
3 Shkurt, 2026

Sot në orën 10:00 Kuvendi do të mbajë seancën plenare të radhës. Pas tërheqjes së Partisë Demokratike nga bojkoti për...

Lexo më shumë

Çifti Clinton pranon të dëshmojnë në hetimin e Kongresit për Jeffrey Epstein

Çifti Clinton pranon të dëshmojnë në hetimin e Kongresit për Jeffrey Epstein
3 Shkurt, 2026

Ish-presidenti i SHBA-së Bill Clinton dhe gruaja e tij Hillary Clinton, ish-Sekretarja e Shtetit, kanë rënë dakord të dëshmojnë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com