Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vedat Ademi rrëfen largimin nga Shqipëria dhe arsyet e vendosjes në SHBA

2017/01/17 at 11:24 AM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vedat Ademi rrëfen largimin nga Shqipëria dhe arsyet e vendosjes në SHBA

Këngëtari Vedat Ademi po përflitet se është larguar nga Shqipëria, duke nisur jetë të re në SHBA me familjen, bashkëshorten Dorela dhe djalin e tyre, Jonart. Realizimi i dy klipeve në distancë i ka përforcuar dyshimet, por artisti rrëfen të vërtetën e tij në këtë intervistë për gazetën “Panorama”, bashkë me projektet në muzikë.

“Bën ftohtë” dhe “Më mirë me zemër”, dy klipe që i ke publikuar së fundi gjatë qëndrimit në SHBA. Ke shkuar posaçërisht për xhirime?

“Bën ftohtë” është klipi që u realizua në vitin 2015, dhe është xhiruar në Kanada (Toronto). Kurse “Më mirë me zemër” është xhiruar në New York. Sigurisht, për shkak të angazhimeve personale unë shfrytëzova dhe mundësinë për të xhiruar këto dy klipe këtej, ka dhe këngë të tjera ndërmjet këtyre dy klipeve, që unë i kam realizuar në Shqipëri.

Pse ke vendosur të bësh këngë që i dedikohen dashurisë e larg komercit?

Mbizotërojnë këngët me temë dashurie, por ka edhe me tema sociale. Në të gjitha këngët përzgjedh emocione të forta, siç është tema e dashurisë. Në të tilla këngë jam vetvetja e nuk pretendoj të jem pjesë e komercit, por herë pas here më pëlqen të eksploroj edhe me këngë ritmike.

150652

Flitet se je larguar nga Shqipëria dhe je vendosur përgjithmonë në SHBA. E vërtetë është?

Kam dëgjuar të flitet për këtë pjesë. Nuk jam larguar përgjithmonë, ashtu siç nuk do të largohem nga muzika. Pavarësisht ku ndodhem fizikisht, publikut tim nuk do t’i mungoj asnjëherë. Angazhimet e mia në SHBA janë familjare dhe profesionale. Jam duke punuar në disa projekte në të njëjtën kohë.

Synon të depërtosh në tregun muzikor amerikan? 

Tregu amerikan është një ëndërr e të gjithëve. Ndoshta po ka talent, e arrin djali im.

Si është të realizosh produksione muzikore nga SHBA për tregun shqiptar. Ai realitet aty çfarë ka plus apo minus këtij realitetit tonë shqiptar?

Unë jam i njëjti, s’ka rëndësi ku bëhen xhirimet. Këngët janë për publikun tim dhe jo për tregun shqiptar. Nëse quhet, për “tregun” është fakti që është në gjuhën shqipe. Nuk mund të flas për minuse e pluse, sigurisht këndvështrimet e dy vendeve janë të ndryshme dhe ofrojnë hapësira të ndryshme.

Cilat janë këngët me të cilat po punon tani, dhe ke plan të bësh ndonjë bashkëpunim tjetër në distancë si ai me Vullnet Ibrahimin?

Kam disa projekte që po punoj. Nuk më pëlqen të flas para kohe për detajet, gjithsesi mendoj që do të jenë të veçanta. Kurse sa u përket bashkëpunimeve mendoj të bëj pushim pak nga pjesa e dueteve.

Etiketa: largimishbashqiperiavedat ademi

Ju sugjerojmë

Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret për në BE
Kryesore

Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret për në BE

13 Tetor, 2025 1:21 pm
Rama batuta me Von der Leyen: Do gjesh ushqim të mirë, e më pak mërzi se në Bruksel
Aktualitet

Rama batuta me Von der Leyen: Do gjesh ushqim të mirë, e më pak mërzi se në Bruksel

13 Tetor, 2025 12:41 pm
OBSH paralajmëron për përhapje të baktereve rezistente ndaj ilaçeve
Rajoni

OBSH paralajmëron për përhapje të baktereve rezistente ndaj ilaçeve

13 Tetor, 2025 12:36 pm
Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 3 komuna
Rajoni

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 3 komuna

13 Tetor, 2025 11:45 am
Rama pret Von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi
Kryesore

Rama pret Von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi

13 Tetor, 2025 11:20 am
Integrimi në BE, Von der Leyen: Shqipëria po ecën me shpejtësi rekord
Kryesore

Integrimi në BE, Von der Leyen: Shqipëria po ecën me shpejtësi rekord

13 Tetor, 2025 11:17 am
Franca me qeveri të re, Lecornu prezanton kabinetin e ri
Bota

Franca me qeveri të re, Lecornu prezanton kabinetin e ri

13 Tetor, 2025 10:21 am
KLGJ harton plan masash për rritjen e sigurisë në gjykata
Aktualitet

KLGJ harton plan masash për rritjen e sigurisë në gjykata

13 Tetor, 2025 10:20 am
Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, Von der Leyen takon Ramën dhe Begajn
Aktualitet

Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, Von der Leyen takon Ramën dhe Begajn

13 Tetor, 2025 10:18 am
Zgjedhjet lokale në Kosovë, të gjitha partitë “fituan dhe humbën”
Rajoni

Zgjedhjet lokale në Kosovë, të gjitha partitë “fituan dhe humbën”

13 Tetor, 2025 10:16 am
Para
Foto/ Pas jetës së shfrenuar, Lindsay Lohan konvertohet në myslimane

Foto/ Pas jetës së shfrenuar, Lindsay Lohan konvertohet në myslimane

E frikshme! Ku është këmba tjetër e Kendall Jenner në këtë foto?

E frikshme! Ku është këmba tjetër e Kendall Jenner në këtë foto?

Shqiptarja terrorizon Torinon/ E heqin nga puna, tenton të hidhet nga dritarja

Shqiptarja terrorizon Torinon/ E heqin nga puna, tenton të hidhet nga dritarja

TE FUNDIT

Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret për në BE

Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret për në BE
13 Tetor, 2025

Pak orë pasi Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen foli për një punë mbresëlënëse të bërë nga Shqipëria...

Lexo më shumë

Rama batuta me Von der Leyen: Do gjesh ushqim të mirë, e më pak mërzi se në Bruksel

Rama batuta me Von der Leyen: Do gjesh ushqim të mirë, e më pak mërzi se në Bruksel
13 Tetor, 2025

Mbahet sot në Shqipëri Forumi i parë i Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një ngjarje historike që bashkon...

Lexo më shumë

OBSH paralajmëron për përhapje të baktereve rezistente ndaj ilaçeve

OBSH paralajmëron për përhapje të baktereve rezistente ndaj ilaçeve
13 Tetor, 2025

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur shqetësim të hënën për numrin në rritje të infeksioneve bakteriale që janë rezistente...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 3 komuna

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 3 komuna
13 Tetor, 2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë në një konferencë ditën e sotme duke numëruar komunat ku kadidatët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com