Një ditë pas aksidentit tragjik, ku humbi jetën një vajzë 12-vjeçe ende policia nuk ka zbardhur shkaqet e sakta që çuan në përplasjen fatale të mjeteve.
Përmes burimeve është mësuar se drejtuesi i autoveturës është vënë në pranga. Por për çfarë? Se udhëtonte në makinë me 7 persona, pra pertej kapacitetit. Ende nuk ka të dhëna se si u përplas kjo makinë me autobusin.
Kujtojmë se në mjetin “ëolskvagen” me targa greke, udhëtonin 3 të rritur dhe 4 fëmijë nga mosha 4-12 vjeç. Fatkeqësisht vajza e madhe e çiftit Lleshi humbi jetën në këtë aksident.
Ndërsa në autobus udhëtonin një grup studentësh të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.