Ish-drejtori i mjedisit në Korçë Aleksandër Cela ka varur veten në burg.
Ai ishte kapur me refugjatë klandestinë dhe ndodhej në një nga burgjet e Hungarisë.
Burime konfidenciale thonë për “Panorama”, se Cela kishte dy javë që ishte në burg në shtetin hungarez.
Po të njëjtat burime thonë se nuk përjashtohet mundësia që ish-drejtorim e mjedisit ta kenë vrarë brenda në burg. Pritet që trupi të sillet në shtetin shqiptar për të kryer ceremoninë mortore.