Komandanti i Forcave të Armatosura në Letoni, Kalinis, ka reaguar pas vdekjes së ushtarakes shqiptare Zarife Hasanajt.
Ai theksoi se ende është e paqartë se si ka ndodhur shpërthimi i minës, ndërsa njoftoi se policia vendase dhe forcat e armatosura kanë nisur hetimet mbi shpërthimin.
Pas ngjarjes është ndërprerë trajnimi në bazën ushtarake në Adazi, derisa të përcaktohen shkaqet e asaj ç’ka ndodhi
“Kam urdhëruar një inspektim të plotë në bazë për të gjetur mina ende të pashkelura, deri atëherë nuk do të ketë trajnim,”-ka thënë Kalinis./ Opinion.al E.Xh.