Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vdekja e turistes ruse në Ksamil, rivendoset në punë pajisja e analizës së ADN-së

2017/08/13 at 10:30 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vdekja e turistes ruse në Ksamil, rivendoset në punë pajisja e analizës së ADN-së

Rivendoset në funksionim pajisja që kryen analizat e ADN-së në laboratorin e Policisë Shkencore në Tiranë. Pajisja, e cila kryen analizimin e mostrave të ADN-së, ishte dëmtuar në mesin e muajit korrik, duke lënë pezull hetimin e disa çështjeve penale, përfshi edhe atë të vdekjes së turistes ruse në Ksamil, shkruan “Panorama”.

Pajisja analizuese e Policisë Shkencore ishte dëmtuar në një llambë të saj, duke e bërë të pamundur analizimin shkencor, ndërsa ishte e vetmja e këtij lloji në Shqipëri. Për shkak se llamba e re kushton dhe gjendet vetëm në SHBA, zëvendësimi e më pas kalibrimi e montimi i saj ka kërkuar rreth një muaj kohë. Kjo vonesë ka shkaktuar zvarritje të disa çështjeve penale që janë në hetim dhe që kanë të bëjnë me kryerjen e analizave të ADN-së. Një prej kë- tyre çështjeve është edhe ajo e vdekjes së turistes 15- vjeçare nga Rusia, Ksenia Ryok.

Ajo gjeti vdekjen në korrik teksa ishte me pushime në Ksamil, ndërsa policia vendosi në pranga një person të dyshuar për ngjarjen. Ermal Fataj, 31 vjeç, drejtues i një mjeti lundrues me motor që ofronte shëtitje në ishujt e Ksamilit me pagesë, dyshohet se me skafin e tij e ka goditur në kokë dhe kraharor adoleshenten ruse, e cila po notonte pak metra larg bregut të detit në plazh. Në helikat e motorit të skafit që drejtonte 31-vjeçari u pretendua se janë gjetur fije flokësh, të cilat po krahasohen me ato të turistes 15- vjeçare nga Rusia. Vetëm analiza e ADN-së është ajo që përcakton përfundimisht nëse fijet e flokut i përkasin të njëjtit person. Për këtë arsye, nisur edhe nga insistimi i vazhdueshëm i Ambasadës ruse, e cila ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes, është vendosur që analiza e parë e ADN-së që do bëhet me pajisjen e rivendosur në punë, të jetë ajo për çështjen e turistes 15-vjeçare.

Rezultati i analizave pritet të dalë brenda pak ditësh, duke përcaktuar më pas edhe fatin e çështjes penale të hapur nga prokuroria e Sarandë ndaj të riut Ermal Fataj. Ndaj tij në datën 24 korrik është vendosur masa e sigurisë arrest me burg për 45 ditë. Ditën e ngjarjes, turistja ruse është larguar me not nga mamaja e saj dhe i ka humbur nga shikimi. Pak minuta më vonë, është konstatuar se vajza pluskonte e pajetë në ujë. Ky fakt është konstatuar nga disa turistë, të cilët kanë njoftuar policinë dhe më pas në vendngjarje është afruar me not edhe nëna e vajzës. “Pas kryerjes së autopsisë, rezultoi se viktima kishte disa gërvishtje të thella në pjesën e kokës, si edhe në pjesën anësore të trupit, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen. Grupi hetimor, i drejtuar nga Prokuroria e Sarandës, ka krijuar dyshimet se vajza mund të jetë goditur nga një mjet lundrues që lëviz në atë zonë. Janë këqyrur një numër i madh varkash dhe skafesh që shërbejnë për transportin e turistëve nga bregu për në drejtim të ishujve të Ksamilit. Nga këqyrja rezulton se në helikën e skafit që drejtohej pa licence shërbimi nga shtetasi Ermal Fataj, u gjeten disa fije floku, të ngjashme për nga ngjyra me ato të viktimës 15-vjeçare”, ka thënë Prokuroria

Etiketa: ksamilTuristja ruse

Ju sugjerojmë

Moti i keq, bllokohet aksi nacional Tepelenë-Gjirokastër
Aktualitet

Moti i keq, bllokohet aksi nacional Tepelenë-Gjirokastër

6 Janar, 2026 12:44 pm
Përmbytet kati i parë i burgut të Durrësit, zhvendosen të paraburgosurit
Aktualitet

Përmbytet kati i parë i burgut të Durrësit, zhvendosen të paraburgosurit

6 Janar, 2026 12:18 pm
Rriten prurjet, nisin shkarkimet në hidrocentrale
Aktualitet

Rriten prurjet, nisin shkarkimet në hidrocentrale

6 Janar, 2026 11:41 am
SHBA, Kina, Rusia dhe BE, përse të gjithë duan Groenlandën?
Bota

SHBA, Kina, Rusia dhe BE, përse të gjithë duan Groenlandën?

6 Janar, 2026 11:18 am
Nga Groenlanda te Kuba, cilat vende janë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?
Bota

Nga Groenlanda te Kuba, cilat vende janë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?

6 Janar, 2026 10:22 am
Kreu tre vjedhje me armë, policia shpall në kërkim 30-vjeçarin
Kronikë

Kreu tre vjedhje me armë, policia shpall në kërkim 30-vjeçarin

6 Janar, 2026 10:18 am
Reshjet e dendura të shiut bllokojnë qarkullimin në rrugën Tiranë–Durrës
Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut bllokojnë qarkullimin në rrugën Tiranë–Durrës

6 Janar, 2026 9:44 am
Reshjet e shiut në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar
Aktualitet

Reshjet e shiut në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

6 Janar, 2026 9:16 am
Moti i keq në qarkun Lezhë/Rritet niveli i lumit Drin dhe Mat,përmbytje në disa zona
Aktualitet

Moti i keq në qarkun Lezhë/Rritet niveli i lumit Drin dhe Mat,përmbytje në disa zona

6 Janar, 2026 9:15 am
Me pranga në duar, Maduro mbërrin në gjykatë
Bota

Arrestimi i Maduros/ Autoritetet në Venezuelë nisin hetimet për bashkëpunëtorët

6 Janar, 2026 9:01 am
Para
Neymar debuton me PSG, gol qesharak i lojtarit kundërshtar

Neymar debuton me PSG, gol qesharak i lojtarit kundërshtar

Shengeni “mbledh rripin”/ Gjermania nis hetimet në kufi, shqiptarët ndalohen në Rinas

Shengeni "mbledh rripin"/ Gjermania nis hetimet në kufi, shqiptarët ndalohen në Rinas

Fotolajm/ Poza me bikini dhe nudo, ja si po i kalon pushime e dashura e 50 Cent

Fotolajm/ Poza me bikini dhe nudo, ja si po i kalon pushime e dashura e 50 Cent

TE FUNDIT

Moti i keq, bllokohet aksi nacional Tepelenë-Gjirokastër

Moti i keq, bllokohet aksi nacional Tepelenë-Gjirokastër
6 Janar, 2026

Bllokohet aksi nacional Tepelenë-Gjirokastër në vendin e quajtur Shkalla e Zezë. Një masiv inertesh ka rënë në rrugë duke shkaktuar...

Lexo më shumë

Përmbytet kati i parë i burgut të Durrësit, zhvendosen të paraburgosurit

Përmbytet kati i parë i burgut të Durrësit, zhvendosen të paraburgosurit
6 Janar, 2026

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut mëngjesin e kësaj të marte, raportohet se është përmbytur edhe burgu i...

Lexo më shumë

Rriten prurjet, nisin shkarkimet në hidrocentrale

Rriten prurjet, nisin shkarkimet në hidrocentrale
6 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama njoftoi se në kaskadën e Drinit, si pasojë e rritjes së prurjeve, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara...

Lexo më shumë

SHBA, Kina, Rusia dhe BE, përse të gjithë duan Groenlandën?

SHBA, Kina, Rusia dhe BE, përse të gjithë duan Groenlandën?
6 Janar, 2026

Deklaratat e fundit të presidentit Trumpit në lidhje me qëllimin e tij për të pasur Groenlandën “me çdo mjet” kanë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com