Pas vdekjes së Alexey Navalny, Presidenti amerikan, Joe Biden është shprehur se SHBA po shqyrton vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj Rusisë.
Në një prononcim për gazetarët në Uashington, Biden tha gjithashtu se është i gatshëm që të takohet me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson për të diskutuar një projekt-ligj financimi për luftën e Ukrainës kundër Rusisë.
Paketa e ndihmës prej 95 milionë Dollarësh për Ukrainën, e cila u miratua në Senat në fillim të këtij muaji, nuk ka dalë ende për votim në Dhomë.
“Republikanët po bëjnë një gabim të madh duke u larguar nga kërcënimi i Rusisë”, tha Biden teksa shtoi se shpresonte që vdekja e Navalny do t’i nxisë republikanët të mbështesin ndihmën për Ukrainën.