Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vdekja e Lear Kurtit/Raporti i Avokatit të Popullit:Policia mund të parandalonte ngjarjen

2023/01/17 at 5:06 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vdekja e Lear Kurtit/Raporti i Avokatit të Popullit:Policia mund të parandalonte ngjarjen

Avokati i Popullit ka publikuar këtë të martë një raport në të cilin thuhet se vdekja e të riut Lear Kurti mund të ishte parandaluar.


Lear Kurti humbi jetën në duart e efektivëve të policisë për shkak të mbidozës së kokainës disa muaj më parë. Raporti i bërë nga Avokati i Popullit i është dorëzuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Në raport thuhet se shoqërimi i të riut ka qenë në kundërshtim me dispozitat ligjore, pasi nuk mund të bëhet shoqërimi i një personi vetëm duke u mbështetur në dyshime të pa arsyeshme.

“Duke mbajtur në konsideratë natyrën e çështjes, në raste të tilla shërbimet e policisë, mund ta parandalonin këtë ngjarje, në kushtet e veprimeve apo mosveprimeve që përfaqësuesit e rendit publik kishin si detyrim të kryenin. Nisur nga këto deklarime si dhe duke iu referuar nenit 109 të ligjit të sipërcituar, rezulton se punonjësit e policisë kanë vepruar në kundërshtim me dispozitën e mësipërme, sepse nuk mund të bëhet shoqërimi i një personi duke u mbështetur vetëm në dyshime të pa arsyeshme. Sipas dispozitës së cituar, dyshimet duhet të jenë të arsyeshme, për kryerjen e një krimi, për të parandaluar kryerjen e një vepre penale, ose për identifikimin e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime (pikat ‘c’ dhe ‘ç’ parashikojnë se në rastin konkret, nuk ndodhemi as para shoqërimit, ndalimit dhe as para arrestimit në flagrancë, që parashikon Kodi i Procedurës Penale (KPP). Në këto rrethana, punonjësit e Policisë kanë vepruar në kundërshtim me nenin 27 të Kushtetutës dhe nenit 5 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ), që parashikojnë rastet kur mund të kufizohet liria e personit.”-shkruhet në raport.

Në raport gjithashtu theksohet se mungesa e procedurave dhe dokumentimit të shoqërimit në komisariat të të riut përbën shkelje të rëndë disiplinore.

“Procedurat e evidentimit të veprimeve që janë kryer me të shoqëruarin kryhet nga punonjësi i policisë që ka punuar dhe sqaruar çështjen, ndërsa hedhja e të dhënave në regjistër dhe në sistemin elektronik të të dhënave kryhen nga punonjësi i policisë të shërbimit të informacionit në njësinë policore. Mos zbatimi i kësaj kërkese nga personat përgjegjës për dokumentimin e aktit të shoqërimit, përbën shkelje të rëndë disiplinore”, -thuhet ndër të tjera në raport.



Ju sugjerojmë

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Para
Ukrainë/ Sulmet me raketë në Dnipro, humb jetën balerina 15-vjeçare

Ukrainë/ Sulmet me raketë në Dnipro, humb jetën balerina 15-vjeçare

Debate të ashpra mes deputeteve të PD, Koçi: Po e ktheni në Big Brother

Debate të ashpra mes deputeteve të PD, Koçi: Po e ktheni në Big Brother

COVID-19 në Shqipëri/ 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete

Covid-19 në Shqipëri, 27 raste të reja dhe asnjë humbje jete
















TE FUNDIT

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
27 Korrik, 2026

Në media janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
27 Korrik, 2026

“Sa më pranë Bashkimit Evropian, aq më të forta bëhen edhe përpjekjet për të penguar këtë rrugëtim.” – Për kryeministrin...

Lexo më shumë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
27 Korrik, 2026

Qytetarët janë mbledhur sërish në protestë ndërsa sot mbahet seanca e radhës plenare e Kuvendit. Për shkak të perimetrit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}