Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për vdekjen e futbollistit ganez. Mësohet se deri më tani janë marrë në pyetje mjeket e ekipit, personali autoambulancës dhe mjekët e spitalit në Kavajë.
Trupi i pajetë i futbollistit ndodhet në Tiranë nga ku po kryhet procesi i autopsisë. Hetimi nga prokuroria vijon për të sqaruar shkakun e humbjes së jetës së lojtarit, gjatë ndeshjes.
Kujtojmë se futbollisti Rafael Dwamena ndërroi jetë dje, gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani./Opinion.al