Autoritetet franceze po hetojnë vdekjen misterioze të dy shokëve, trupat e të cilëve u gjetën në bahçen e një shtëpie, pa shenja dhune.
Lucien Pérot, 69 vjeç, dhe Olivier Boudin, 38 vjeç, sipas BBC kanë vdekur ndërkohë që po hanin një vakt sëbashku.
Trupat e tyre u gjetën të enjten në bahçen e shtëpisë së 69 – vjeçarit, në Authon – du – Perche, rreth 150 kilometra nga jugperëndimi i Parisit.
Njëri qëndronte i ulur në karrige, ndërsa tjetri përtokë.
“Në trupat e tyre nuk kishte shenja të dukshme dhune. Paraprakisht rezulton se kanë vdekur në të njëjtën kohë”, thanë hetuesit.
Trupat u gjetën nga një fqinje, e cila duke folur për mediat franceze tha se i kishte parë të dy miqtë duke ngrënë darkë në bahçen e shtëpisë një natë më parë.
Hetuesit thanë se po marrin në konsideratë disa hipoteza, përfshirë vetëvrasje të dyfishtë, helmim, apo edhe mundësi të tjera si vdekje e papritur e njërit që shkaktoi shok fatal tek tjetri./tvklan.al