Kronikë

Vdekja e dy punëtore në Tiranë,Gjykata lë në burg njërin nga drejtuesit…


               Publikuar në : 11:59 - 19/08/19 |
el ida

Pak ditë më parë gjatë çmontimit të një skele në një pallat në Tiranë mbetën të vdekur dy punëtorë.

Lidhur me ngjarjen, Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest me burg për Ilir Bendo, drejtues teknik ne skelen “Syla”, ndërsa për Xhimi Tarushit, administrator i kompanisë “Xhimi”, gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 gusht, kur të rinjtë që ndodheshin mbi skelat e firmës “Skela Syla”, ranë nga lartësia e katit të gjashtë, pas shembjes së saj nga mungesa e sigurisë.

Në këtë ngjarje mbetën të vdekur Orjan Kodra, 36 vjeç, dhe Ergys Brahimi, 31 vjeç, ndërkohë të plagosur mbetën punëtorët Gentian Bardhi, 44 vjeç, Euglidios Lika, 34 vjeç, dhe Altin Marku, 40 vjeç, të cilët aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës./ Opinion.al

Pas